Festa në Madrid

Festa vijoi deri orët e para të mëngjesit, në Madrid tifozët pushtojnë rrugët pas fitimit të trofeut për herë të 15-të (VIDEO)

2 Qershor, 16:50| Përditesimi: 2 Qershor, 16:53

  • Share

Real Madrid fitoi mbrëmë Uefa Champions League për herë të 15-të. Tifozët pushtuan rrugët e kryeqytetit spanjoll deri orët e para të mëngjesit.

Menjëherë sapo përfunduan 90 minutat e fitores 2-0 ndaj Borussia Dortumund në Uembli të Londrës, tifozët ‘Los Blancos’ u dyndën në sheshet dhe rrugët e Madridit.

Ndërkohë mijëra tifozë e kishin parë ndeshjen në ekranet gjigande të ‘Santiago Bernabeut’. 

Ky ishte trofeu i gjashtë i  Champions League për Realin në 10 vitet  e fundit, teksa golat e suksesit të 15-të u shënuan nga Carvajal dhe Vinicius Jr.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?