Bie në qetësi dogana e Kapshticës.
Mëngjesin e sotëm i cili korrespondon edhe me Krishtlindjet ka rënë ndjeshëm numri i hyrjeve në Shqipëri nga dogana e Kapshticës. Mësohet se sot kanë hyre 6753 shtetas dhe kanë dale 2696 shtetas të tjerë, por gjatë javës në total kanë hyrë afro 30 mijë shtetas.
'Vjet mbaj mend hapur edhe nga ana tjetër. Kam edhe fëmijët mbrapa. Ka shumë makina. 2 km kur isha unë në doganë. Do qëndroj dy javë, do festojmë për vit të ri.'- tha një qytetar.
'Nga Selaniku, pritëm 3 orë. Janë 3 orë me kalamaj, nuk punojnë gjithë sportelet, duhet të punojnë 6-7 për festa.'- u shpreh një qytetar.
'Në doganë shumë radhë, 2 km radhë. Pritëm dy orë.'- tha një qytetar.
Mësohet se fluksi do të vazhdojë te jetë i lartë deri në 31 Dhjetor.
Dogana Shqiptare ka punuar me 6 sportele, por problemi duket se vjen nga pala greke, e cila po punon me sportele te reduktuara duke sjellë kështu vështirësi të punës dhe radhë të gjata.