Festat, çfarë dhurojnë shqiptarët për Krishtlindje e Vitin e Ri? Simbolet kombëtare dhe punimet artizanale më të preferuarat

24 Dhjetor 2023, 19:00| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 19:27

  • Share

“Festat e fundvitit i presin të gjithë me entuziazëm, por, kryesisht fëmijët dhe të rinjtë u gëzohen më shumë".

Përveçse një mundësi shumë e mirë për t’u bërë të të gjithë bashkë, festat fundvitit njihen ndryshe edhe si koha e dhuratave në familje por edhe mes miqve.

Shkëmbimi i dhuratave në festat e fundvitit vijon të bëhet një traditë në Shqipëri, teksa pavarësisht se na ndajnë edhe pak ditë nga ndërrimi i viteve paketimi i dhuratave ka nisur.

"Kemi bërë dhurata nga më të ndryshmet, sidomos për fëmijët".

"Patjetër, në prag të Vitit të Ri normal që do i bëjmë njëri-tjetrit ndonjë dhuratë. Pres dhurata nga fëmijët e mi", u shpreh një qytetar.

"Kam marrë dhuratë nga nipi në Angli, kam marrë dhuratë edhe nga kunata në Shqipëri", tha një qytetar.

Tregtarët thonë se simbolet kombëtare, si dhe punimet me dorë janë më të preferuarat e qytetarëve, sidomos për tua dhuruar familjarëve jashtë vendit.

"Në përgjithësi qytetarët për pjesëtarët e familjes që kanë jashtë shtetit marrin dhuratat e simboleve kombëtare. Po ashtu njerëzit i kanë shumë qef punimet me dorë".

Ky është një prej mijërave emigrantëve që ka zgjedhur që festën e Vitit të Ri ta festojë me prindërit në kryeqytet, së bashku me partneren e tij italiane dhe 2 fëmijët.  Ai tregon për Report Tv se ka udhëtuar nga Italia për në Tiranë së bashku me familjen e tij për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

“Po, çdo fundvit me familjen i festojmë bashkë këtu në Shqipëri festat, i shijojmë më shumë këtu sesa në Itali festat. Udhëtoj nga Italia në Shqipëri, së bashku me fëmijët”, shprehet emigranti.

Prej më shumë sesa 48 orësh, në pikat kufitare të vendit ka pasur fluks të lëvizjeve, emigrant dhe shtetas të huaj që kanë zgjedhur që Krishtlindjet dhe Vitin e Ri ta festojnë në vendin tonë.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?