Festat e 28-29 nëntorit/ Report Tv sjell atmosferën në 'shqipeve' në SHBA e Angli! Ndrenika: Organizime të mira! Omi: Po bëjmë festë-protestë

28 Nëntor 2022, 20:19| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 23:04

  • Share

TIRANË-28-29 nëntori nuk është një festë që është festuar në Shqipëri, por kudo ku ka shqiptarë. Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika ka përcjellë atmosferën mes shqiptarëve të Amerikës, ku tregon se për 3 ditë rresh ka pasur organizime të ndryshme.

“Organizimi ka qenë i mirë, kam ndjekur një pjesë të aktiviteteve vete, ka pasur promovime librash, lexime të librave një grupim kanë qenë befasues në organizim me 3 ditë rresht, ka pasur organizime që nga trafikut, te vendosja e banerave, apo të shoqërimit të personaliteteve. Shumë këngëtar vijnë, ne Neë York ka organizime të tilla me koncerte”, tha Denion Ndrenika.

Në ‘Studio Live’ në Report Tv është përcjellë edhe atmosfera në Londër, ku kjo ditë është koncpetuar si festë, por njëkohësisht edhe protestë.  Në një lidhje ‘live’, Taulant Omi tha se atmosfera është fantastike.

“Kemi zgjedhur të festojmë dhe protestojmë, është bllokuar e gjithë rruga dhe me muzikë e valle të gjithë kërcejmë dhe këndojmë. Ne ndodhemi para hyrjes së London Eye. Kjo është një protestë festë, është bllokuar e gjithë rruga, nja 600 m e gjatë, kemi marrë leje normal, ka një pjesëmarrje fantastike dhe të gjithë po këndojnë e po festojnë. Atmosfera është shumë fantastike, shpresojmë të jetë kështu edhe në vijim”, tha ai.

Në fund është ndalur edhe te peticioni që kanë bërë shqiptarët në Londër, kundër etiketimeve të shqiptarëve ‘si kriminel’, ku tha se deri tani janë mbledhur 120 mijë firma, ku kërkojnë që Suela Bravreman, ministrja e Brendshme të kërkojë falje.

“Është diskutuar disa herë në parlament, lidhje me atakimin që iu është bërë shqiptarëve, duke sikur ka rënë qetësi, peticioni për kërkesë familje ose largimi nga politika, 120 mijë firma dhe kur t’i bëjmë 200 mijë firma do e dërgojmë. Pas peticionit do shohim reagimin dhe pastaj do shohim si do veprojmë. Ajo do jetë pika vendimtare, edhe një kërkesë falje”, tha ai në Report Tv.

Ndërkohë në Shqipëri, festimet kulmojnë me koncertin e Dua Lipës në sheshin ‘Skëndërbej’. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Suella Braveman: 28/11/2022 21:02

    O Te lodhur, shkoni more shpi o turpi Anglis Por te ishit te mire sdo Ju oermendej emri ne Parlament. Atje ne Shqiperi ju genjejn me Patriotizem e festa e ju kane kantandis ne rruge te Botes, e atje ne vend te silleni si Anglez, dilni e tregoni Cfare Vemje jeni. O sa turp me qene Qen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?