Kryeministria

Politikë

Viti i Ri/ Qeveria cakton 3 janarin ditë pushimi! Administrata shtetërore e nis Vitin e Ri me 5 ditë pushim

30 Dhjetor 2024, 21:04| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 22:19

  • Share

Këshilli i Ministrave caktoi sot datën 3 janar pushim zyrtar për punonjësit e administratës shtetërore.

Sipas njoftimit, dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë 2025.

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi: Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore ”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Caktimi i datës 3 janar pushim i shton punonjësve të administratës publike edhe një ditë më shumë pushim për festat e fundvitit, përveç datave 1 dhe 2 janar. Datat 4 dhe 5 janë ditë fundjave që është pushim zyrtar dhe në punë punonjësit do të rikthehen në datën 6 janar. 

 

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?