Drejtori i Përgjithsëm i policisë Gledis Nano p;ak momente pas ndërrimit të viteve ka dhënë një prononcim për mediat ku falenderoi dhe uroi forcat policore mbi punën e tyre në terren. Nano, shtoi se ky vit ka ardhur me këmbë të mbarë pasi nuk është raportuar asnjë incident. Më pas Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika, ka vizituar Sallën e Drejtimit dhe Komandimit në DVP Tiranë, ku ka uruar punonjësit e Policisë të cilët ishin në detyrë.
‘Dua të falenderoj gjithë punonjësit e Policisë që kanë qenë në shërbim, kanë kryer një punë të mrekullueshme, po ashtu edhe të gjithë forcat e Policisë, të cilat janë në gatishmëri të plotë për të siguruar rend edhe qetësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, nuk kemi patur asnjë incident deri më tani të raportuar apo të konstatuar. Fatmirësisht ky vit ka filluar me këmbe të mbarë, është e vërtetë që është një vit ndryshe dhe kërkohen masat anticovid, por siç i shikoni të gjithë njerëzit që po festojnë janë të gëzuar dhe unë i uroj të gjithëve një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe shumë të suksesshëm.
Në ditët në vijim situata do të kthehet në situatën normale dhe shërbimet e Policisë do të vazhdojnë shërbimet e tyre si i kanë kryer dhe më përpara, kështu që nuk presim ndonjë ndryshim të madh, të gjithë qytetarët e dinë sesi duhet të sillen në raport me masat anticovid dhe me shërbimet që kryen Policia, ashtu dhe me orarin e përcaktuar dhe për këtë do të ketë dhe njoftime nga ana jonë.’, u shpreh Nano
Lajmi kryesor:
Uron politika! Rama: Të dalim nga llogoret përçarëse, ndjesë për punët që s'i kam bërë! Meta: Mos u nënshtroni! Basha: Shpresë tek e ardhmja! Kim: Festojmë çdo gjë që kemi arritur bashkë
G.MO//ReportTv.al