Sociale

Festat bashkojnë familjet, shqiptarët kthehen në atdhe! Numër i lartë hyrjesh në Kakavijë, Kapshticë, Morinë dhe në Portin e Durrësit e Vlorë

24 Dhjetor 2023, 09:21| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 20:01

  • Share

Në të gjitha qytetet e vendit dekori festiv ka mbuluar sheshet aty ku është shtruar edhe sofra e mikpritjes për të vendas dhe të huaj. Koncertet, eventet kulturore kanë gjallëruar qytetet 

Festat e Krishtlindjeve dhe ato të fundvitit nuk kanë të njëjtat emocione pa pasur pranë njerëzit e zemrës. Dhe duke ruajtur këtë traditë, emigrantët shqiptarë zgjedhin të kthehen në atdhe për të uruar edhe me një përqafim familjarët e tyre. 

Kështu në Kapshticë, Kakavijë, në Portin e Durrësit dhe atë të Vlorës raportohet për shtim të fluksit të udhëtarëve. 

Jo vetëm fundjava e vigjiljes së Krishtlindjeve por edhe ditët që përafrojnë ndërrimin e viteve do të shoqërohen me shtim të hyrje-daljeve nga pikat e kalimit kufitar.

Disa qytete në vend janë kthyer në destinacionin kryesor të festës si Korçës

Po ashtu edhe Gjirokastra, Durrësi, Vlora ndërsa këtë vit në prenotime për festa kanë suprizuar Shkodra dhe Saranda.

Kryeministri Edi Rama sërish ndau pamjet e shëtitores së Sarandës ku shkruan se qyteti emblemë i pushimeve verore buzë detit Jon, këtë vit është rankuar si qyteti i festave. 
‘Përzgjedhur nga "Forbes", "Conde Nast Traveller" dhe "European Best Destination" si një nga   tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë, Saranda ka "nënshkruar" një kontratë të re të turizmit dimëror në Shqipëri

Fluksi ne pikat kufitare

Durrës- Mëngjesin e sotëm, në Portin e Durrësit kanë mbërritur 3 tragete me 3027 udhëtarë dhe 975 automjete. Dy prej trageteve “Venturis Ferries” kanë mbërritur nga Bari dhe “Adria Ferries” nga Ankona. Gjatë ditës pritet të vijnë edhe 3 tragete të tjerë po nga Bari. Për të përballuar fluksin e udhëtarëve dhe për të shmangur rradhët e gjatë, mësohet se në punë janë 20 sportele.

Kapshticë-  mësohet se hyrë 8441 persona dhe kanë dalë 2882, ndërsa në Qafë Thanë 4149 persona kanë hyrë dhe 3403 të tjerë kanë dalë.

Kakavijë- Gjatë 24 orëve të fundit, në Kakavijë kanë hyrë 6696 shqiptarë dhe 2342 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 2616 shqiptarë dhe 599 shtetas të huaj.

Morinë- Po punohet me 8 sportele. Fluksi më i madh është në dalje të Shqipërisë, me mbi 26 mijë qytetarë, mbi 18 mijë prej të cilëve shtetas të huaj. Pjesa më e madhe e këtyre të fundit, janë shqiptarë të Kosovës të cilët kthehen në shtëpi për festat e fundivitit pasi kanë kaluar fundjavën në Shqipëri. 

Ora 11:41
Fluks i lartë në pikën kufitare të Morinës, punohet me 8 sportele, mbi 26 mijë qytetarë dalin nga vendi gjatë orëve të fundit! Pjesa më e madhe, shtetas të huaj

 

Në pikën kufitare të Morinës tetë sportele janë në punë për pëpilimin e të dhënave të emigrantëve dhe qytetarëve në hyrje dhe dalje të Shqipërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, tabela e hyrje daljeve tregon qartë numrin e lartë të daljeve nga Shqipëria në Kosovë.

-Dalje shtetas shqiptarë:     3180 qytetarë me 1180 automjete.

-Dalje shtetas të huaj:         18944 qytetarë me 5819 automjete

Ndërsa numri i hyrjeve është më I ulët:

-Hyrje shtetas shqiptarë:      4230 qytetarë me 1501 automjete.

-Hyrje shtetas të huaj:          7198 qytetarë me 2986 automjete.

Sipas të dhënave të viteve të kaluara java e fundit e vitit shënon edhe pikun më të lartë të lëvizjes, ku vitet e tjera numri i hyrjeve ditore në Morin kanë kapur shifrën e 40 mijë qytetarë.

Ora 11:10
Numër i lartë udhëtarësh në Portin e Vlorës, ja sa persona kanë mbërritur gjatë orëve të fundit

 

Në Portin e Vlorës, gjatë orëve të fundit, kanë mbërritur 1400 persona dhe 200 automjete.

Pritet që në orët në vijim, numri i udhëtarëve të rritet edhe më shumë.

Ora 10:17
Fluks i shtuar në Kakavijë, gjatë 24 orëve të fundit hyjnë mbi 9 mijë udhëtarë shqiptarë dhe të huaj

 

Në 24 orët e fundit, ka pasur fluks të shtuar udhëtarësh edhe në pikën kufitare të Kakavijë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, në Kakavijë kanë hyrë 6696 shqiptarë dhe 2342 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 2616 shqiptarë dhe 599 shtetas të huaj.

Sa i takon automjeteve që kanë hyrë në vendin tonë, kanë hyrë 1812 me targa shqiptare, 782 me targa të huaja, ndërsa kanë dalë 566 automjete me targa shqiptare dhe 233 me targa të huaja.

Ora 09:59
Qëndruan me orë të tëra në pritje, mbi 12.500 udhëtarë hynë gjatë ditës së djeshme nga pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës

 

Janë publikuar shifrat e udhëtarëve që kanë kaluar pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se në Kapshticë kanë hyrë 8441 persona dhe kanë dalë 2882, ndërsa në Qafë Thanë 4149 persona kanë hyrë dhe 3403 të tjerë kanë dalë.

Ditën e djeshme, Report Tv pasqyroi edhe ankesat e qytetarëve të cilët kanë pritur me orë të tëra në rradhë për të kaluar kufirin pasi sipas tyre pala greke po punonte me sportele të reduktuara.

B.V/B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?