Pamje nga pika doganore e Kakavijës

Kronikë
Top 24

Ikin emigrantët pas festave, fluks udhëtarësh në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës, sportelet punë me kapacitet të plotë

2 Janar 2019, 15:10| Përditesimi: 2 Janar 2019, 15:35

  • Share

Java e festave të fundvitit ka shënuar një rritje të madhe të fluksit të lëvizjeve në të dyja anët e kufirit në pikën e kalimit të Kakavijes dhe Kapshticës. Sipas të dhënave të policisë kufitare në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar,1382 shtetas shqiptare e të huaj që kanë hyrë në Shqipëri të kalojnë festën e Vitit të Ri , ndërsa 2677 shqiptarë e të huaj janë regjistruar në dalje. Burime nga pika doganore bën të ditur se po punohet  me katër sportele dhe me procedurë të përshpejtuar nga të dyja palët.

Ndërkaq, me rastin e festave fluks të shtuar gjate ditës së sotme ka patur edhe në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër ku mësohet se po punohet me shërbim të përforcuar, me 4 sportele ne dalje. Burime nga Kakavija bëjnë më dije dhe informojnë udhetarët që të  shmangin orarin e mëngjesit 07.00-12.00 dhe orët e pasdites  nga 19.00-23.00 qe eshte orari edhe i autobuzëve me qëllim që të shmangin orarin e pikut të fluksit të lëvizjeve.

Ndërkohë, informohet se vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar në dalje nga pika kufitare e Kapshticës 3200 shtetas shqiptarë e të huaj dhe 850 automjete.

Komento

Komente

  • Tori: 02/01/2019 19:55

    1 gje nuk kuptoj me keta budadhenjt un , pse ven kot ne shqiperi harrxhojn kohen kot dhe leket, rrini ne greqi mor dele dhe cobenjer ca mutin doni ne ate vend ku ka vetem budadhenj dhe b..lepirsa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?