'Festat e fundvitit kalojini me familjen e ngushtë'/ Tomini për Report Tv: Ulja e numrit të rasteve pozitive me COVID, efekt i masave kufizuese

24 Dhjetor 2020, 15:52| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 16:03

  • Share

Situata e COVID-19 në vendin tonë po njeh një rënie të rasteve pozitive. Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Eugena Tomini thotë se kjo vjen si efekt i masave kufizuese që janë ndërmarrë në vendin tonë.

“Aktualisht Shqipëria po përjeton një ulje të numrit të rasteve pozitive ndërkohë edhe pozitivitetit kundrejt mostrave të testuara në 24 orë. Janë efekte të masave ndërhyrëse në 4-6 javë sipas projeksioneve të impaktit që kanë masat ndërhyrëse. Sigurisht që të gjithë masat në kompleks së bashku përforcojnë më shumë masat ndërhyrëse përkundrejt uljes së transmetimi të infeksionit dhe ndërkohë efekti i këtyre masave reflektohet dhe në pozitivitetin e ulur”- u shpreh Eugena Tomini.

Tomini tregon se momentalisht 63% e kapaciteteve spitalore janë të ezauruara.

“Edhe raste spitalore kanë pasur një rënie përsa i përket rasteve të rënda në hospitalizim. Ju e keni parë që rreth 63% e kapaciteteve në shtretër janë të konsumuara në shërbim të popullatës pra themi që kemi dhe një ulje të hospitalizimeve pavarësisht se numri i rasteve të vdekjeve ka qenë i qëndrueshëm”-tha Tomini.

Sa i përket variatit të ri të COVID-19 që qarkullon në Britaninë e Madhe, Eugena Tomini thotë se ka nivel transetueshmërie të lartë.

“Sigurisht ne kur flasim për mutacione të COVID-19 jemi brenda grupit të koronaviruseve te klasifikuara dhe ndërkohë virusi i ri COVID-19 i hyrë që nga 2019 dhe rishtas, mutacione të tij kanë ndodhur edhe më përpara por duket që ka nivel transmetueshmërie të lartë. Të njëjta teknika diagnostike përsa i përket konfirmimit për COVID-19 po ndiqen dhe për të kryer diagnozën e mutacionit të ri të COVID”-shpjegoi Tomini.

Aktualisht në vendin tonë po kryhen testimet e shpejta për qytetarët me shenja klinike deri në ditën e pestë, po gjithashtu ka një kombinim dhe me tamponin klasik.

Sa u përket festave të fundviti, Tomini këshillon që të festohen vetëm brenda familjes së ngushtë.

“Janë festa, duhen festuar sepse jeta vazhdon por këtë vit ndryshe. Festa do të ketë dhe në vijim. Sigurisht që të festojmë brenda familjes së vogël për të ruajtur sa më shëndetshëm njerëzit e afërm dhe familjen e ngushtë, është shumë e rëndësishme kjo”-apeloi Tomini.

 

VIDEO/ Intervista e plote

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?