Festat e fundvitit, Korça çel sezonin turistik dimëror! Qyteti i gjithi në drita, Filo: Do jemi kryeqyteti i festimeve të fundvitit

3 Dhjetor 2023, 19:34| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 19:37

  • Share

Kryeqendra e Juglindjes e ka nisur sezonin turistik dimëror mbrëmjen e të shtunës me ceremoninë e ndezjes së dritave, në një atmosferë tepër festive dhe me aktivitete të ndryshme. Dekori i vendosur nga Bashkia e Korçës ishte kompozuar me elementë të rinj, ku vihej re dhe godina e veshur e gjitha me ndriçim

“Do të kemi aktivitete në teatër, në disa prej hapësirave publike, në pazarin e Korçës, do jetë një muaj ku Korça do të kthehet në kryeqytetin e festimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në Shqipëri për të mirëpritur dhe mijëra vizitorë që zgjedhin Korçën si destinacion të festimit të këtyre festave”.- tha kryebashkiaku Sotiraq Filo

Qytetarë të ndryshëm dhe turistë teksa morën pjesë në këtë ceremoni të veçantë, thanë se atmosfera ishte shumë e bukur dhe se kanë shkuar enkas në Korçë, për ndezjen e dritave.

“Si gjithmonë Korça shumë e bukur, edhe në kohën e festave”- tha një qytetar.

“Mua po më duket shumë super, kam ardhur dhe një herë në Korçë por këtë herë po më duket më mirë”- tha një tjetër.

“Qyteti ynë i bukur”- u shpreh një qytetar.

Në mbrëmjen e ndezjes së dritave, u zhvilluan një sërë aktivitetesh ku kulmuan me koncertin e këngëtarit Altin Goci, duke mbajtur në shesh mijëra njerëz. Si në qytet, por edhe në fshatrat turistikë të Korçës, ambientet akomoduese për këtë fundjavë ishin plotësisht të rezervuara nga vizitorët e qyteteve të tjera.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 03/12/2023 20:02

    Mvjen keq Po sivjet ja kalon shkodra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?