Me rastin e festës së krishtlindjes, Laboratori Intermedica ka zgjedhur të lumturojë fëmijët e kopshtit nr.1 në Sarandë, duke u bërë “babagjyshi”.
Secili nga vogëlushët ka marrë dhuratën e zgjedhur nga laboratori Intermedica për ta ndërsa ka uruar festat e fundvitit.
Laborator Intermedica, krijuar në qershor të vitit 1996, është një ndër laboratorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke qenë i pari në llojin e tij i cili i është nënshtruar kushteve të akreditimit nga Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore në Shqipëri.
Në Laboratorin Intermedica janë të instaluara aparatura dhe autoanalizatorë të kompanive Roche dhe Sysmex, që janë më të njohurat në fushën e ekzaminimeve laboratorike in-vitro dhe që përdorin teknologjinë më të fundit.