Festat e fundvitit/ Dua babagjyshin Conte– Vogëlushit: Do të Vijë!

13 Nëntor 2020, 11:42| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 12:53

  • Share

Një periudhë e vitit që njerëzit e presin aq shumë nuk do jetë aq festive dhe e hareshme si herët e tjera. Shumë shtete evropiane po përballen më një valë të dytë infeksionesh me Covid-19.  Por në Itali. Kryeministri Giussepe Conte në përgjigje të letrës se një djali pesëvjeçar, Tommaso, i cili i kërkonte të mos e bllokonte “Babbo Natale”-n, shkruan

“Santa Claus më siguroi se ai tashmë ka një certifikatë ndërkombëtare udhëtimi. Ai mund të udhëtojë kudo dhe të shpërndajë dhurata për të gjithë fëmijët në botë. Ai më konfirmoi se gjithmonë përdor maskën dhe mban distancën e duhur, për të mbrojtur veten dhe këdo që takon. Unë po ju njoftoj se nuk do të jetë e nevojshme të specifikoni në letrën tuaj për Plakun e Krishtlindjeve se keni qenë të dëgjuar dhe të matur, sepse tashmë i kam thënë unë”, shkruan Conte.

Në vende të tilla si Suedia njerëzve u është thënë të marrin masat për tu përgatitur për periudhën e tyre të pushimeve, ndërkohë qe autoritetet Irlandeze dhe Franceze kanë thënë se është ende shumë herët për të planifikuar udhëtimet.

Epidemiologu suedez Anders Tegnell u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për mungesën e udhëtimeve këtë fundvit, pasi shumë shtete kanë rikthyer kufizimet, kur vetëm gjashtë jave na ndajnë nga periudha festive.

Kryeministrit irlandez Leo Varadkar i këshillon irlandezët të cilët gjenden jashtë vendit që mos të presin biletën e tyre te kthimit në shtëpi. Të njëjtin mendim ndan dhe kryeministri francez Jean Castex.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?