Festat e fundvitit në Elbasan, qytetarët presin Vitin e Ri 2021: Festojmë brenda familjes në shtëpi (VIDEO)

31 Dhjetor 2020, 19:48| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 19:56

  • Share

Vitin e kaluar qyteti i Elbasanit gumëzhinte nga njerëzit e shumtë që kishin dalë në shesh për të bërë foto para pemës së zbukuruar për festat e fundvitit.

Një vit më pas kur data shënon 31 Dhjetor,  dhe na ndajnë pak orë nga nata e ndërrimit të viteve qyteti duket shumë i boshatisur në krahasim me vitin e kaluar.

"Në shtëpi do ta kalojmë" - tha një qytetare.

"Vetëm në shtëpi do ta kalojmë. Nuk do bëjmë vizita tek miqtë" - tha një qytetare tjetër.

Po si po e presin 2021?

"Ka organizime por brenda orarit. Pra deri në orën 8. Mendoj se është më pak festive" - tha një prej qytetareve.

Kalimi i një viti të vështirë si pasojë e pandemisë së COVID-19 ka detyruar qytetarët e Elbasanit, t’i kthehen traditës, asaj të të festuarit të Vitit të Ri në shtëpitë e tyre.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?