Festat e fundvitit, Policia e Shtetit 'blindon' rrugët dhe pikat kufitare! Nën monitorim personat me precedent penal, sidomos ato që vijnë nga jashtë

24 Dhjetor 2021, 10:13| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 10:28

  • Share

Festat e fundvitit sjellin shtim të fluksit të qytetarëve që kthehen panë familjeve të tyre, duke bërë që Policia e Shtetit të dalë më një plan masash për granatimin e rendit dhe sigurisë në vend. Rrugët dhe pikat kufitare 'do të blindohen' nga policia pikërisht për të shmangur jo vetëm veprat kriminale dhe trafikun e lëndëve narkotike por edhe të parandalohen aksidentet që mund të shkaktohen nga drejtimi i mjetit nën gjendje të dehur apo me shpejtësi të lartë duke përdorur radarë dhe dragera.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj tha se nën monitorim do të mbahen edhe personat me precedent penal, sidomos e atyre që kthehen nga jashtë për të festuar në vendin tonë dhe mjetet me të cilat ato lëviznin.  

"Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre shtetasve që kthehen për të festuar në vendin tonë, duke identifikuar dhe mbajtur në vëzhgim automjetet që përdorin apo ambientet që frekuentojnë ata, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale. Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetase, në përdorimin e mjeteve logjistike si radarë e dragera, për parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore. Shtimi i kontrollit të automjeteve, në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike, në shtimin e patrullave në kufirin e gjelbër, si dhe në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve me homologët e strukturave kufitare fqinje apo ato ndërkombëtare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare", tha Dervishaj.

Policia ka pasur një apel edhe për qytetarët që më 31 dhjetor të shmangen grumbullimet në shesh për të shmangur infektimet me COVID-19 dhe përdorimin e fishekzjarrëve.

Komento

Komente

  • KUku: 24/12/2021 16:03

    Policia do i bej fresk jo blindoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?