Tirana

Festat e fundvitit, shikoni si është ndriçuar Tirana (FOTO)

13 Dhjetor 2019, 11:47| Përditesimi: 13 Dhjetor 2019, 11:55

  • Share

Pas ditëve të vështira pas tërmetit të 26 nëntorit, Tirana i është rikthyer normalitetit, e megjithatë përveç dëmeve materiale, lëkundjet e vazhdueshme sizmike sollën jo pak gjendje ankthi e shqetësimi, sidomos te fëmijët.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë ndezur dritat e pemës së madhe të Vitit të Ri në shesh, jo thjesht si një kremtim për festat, por edhe si mesazh se ka shpresë e dritë në errësirën që shpesh mbjell frika dhe pasiguria nga kapriçot dramatike të natyrës.

Kudo shikon dhjetëra pika lojërash me drita shumëngjyrëshe e performanca zbavitëse për fëmijët.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?