Fluksi i mjeteve në Kapshticë

Sociale

Emigrantët kthehen në Shqipëri për festa, fluks në Kapshticë

21 Dhjetor 2024, 10:30| Përditesimi: 21 Dhjetor 2024, 10:32

  • Share

Shtohet fluksi shqiptarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me rastin e festave të fundvitit. Fluksi më së shumti është regjistruar në hyrje të shtetit tonë.

Sipas informacioneve autoritetet tona kanë shtuar sportelet për të shmangur pritjet e gjata dhe radhët.

Aktualisht janë 5 sportele të hapura 3 në hyrje dhe 2 në dalje.

Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 4599 dhe 1864 shtetas kanë dalë.

Pritet që në ditët në vijim fluksi të jetë më i lartë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?