Festat e fundvitit, specialisti Ylli Merja në Report Tv: Ja çfarë të përdorni pasi e keni rënduar organizmin me gatime shumë kalorike

26 Dhjetor 2022, 12:02| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 12:07

  • Share

Festat e fundvitit janë një moment i shumëpritur nga të gjithë. Mbledhja me njerëzit e dashur pranë një tryeze festive, bën që shpesh here të harrojmë riskun që shkaktohet nga ngrënia me tepricë e ushqimeve plot yndyrë dhe sheqer. Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në Rreze Dielli,  tregoi risqet që shkaktojnë teprica me ushqimet:

Risku nga sheqeri i tepërt, trashet gjaku

 Risku nga alkooli i tepërt, dëmtojnë qelizat  nervore dhe mëlçin

Risku nga mishi i dhjamosur, rrit kolesterolin

Risku nga brumrat, rrisin sheqerin dhe obezitetin" tha ai. 

Ai sygjeroi që gjatë natës festive në tavolinë të mos mungojnë edhe këto ushqime, e çajra, për të shmangur problemet e ndryshme në organizëm:

-Kanella, borziloku, mendra, karafili, vanilja, rigoni

- Nga perimet: Patëllxhani, speci, trangulli, domatja, hudhra

- Nga çajrat: Çaj detox, çaj mali, çaj mendër

Vera është ndër pijet kryesore që  serviret në tavolinat festive. Por si ta bëjmë këtë pije sa më pak të shëndetshme? Ylli Merja sugjeron këtë recetë:

Ngrohim në 60-65 gradë Celsius një litër verë të kuqe. Hedhim në të 3-4 shkopinj kanellë, 6-7 gozhda karafili, 4-5 fije çaj mali. Pas 10-15 minutash kullojeni

Grini në të një ftua ose mollë dhe serviret me temperaturën e dhomës. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?