Në prag të festave të fundivitit kryeqyteti po merr një pamje tjetër. Me dritat dhe zbukurimet që sjellin pozitivitet, hyjmë zyrtarisht në sezonin festiv. Tema e këtij viti do të jenë rrathët që do ti shohim në rrugët e kryeqytetit.
“Sa herë që vjen fundviti ne realizojmë zbukurimet e rrugëve në kryeqytet, si gjithmonë në kujdesin e Bshkisë. Si projekt fillon shumë muaj më parë, qysh nga maji. Vitin e kaluar ishte viti i yjeve, këtë vit jemi fokusuar të rrathët”, thotë punonjësi i Bashkisë Petrit Shabani.
Këtë fundjavë do të ndizen dhe dritat e pemës së vitit të ri që është e lokalizuar në sheshin Skënderbej.
“Dritat do të ndizen online, dhe do e ndjekim nga faqet online të Bashkisë së Tiranës dhe të Kryetarit të Bashkisë që do të bëjë ndezjen dhe përurimin e vitit të ri me ndezjen e pemës”, thotë ndër të tjera Shabani.
Përvçe sheshit ka dhe disa akse të tjera që ndricojnë nga zbukurimet e fundvitit.
“Prekim disa akese kryesore, sic është Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Myslym Shyri”, rruga e “Kavajës” dhe rruga “Ismail Qemali”, jemi përpjekur të sjellim pak pozitivitet te qytetarët në këtë situatë”, thotë Serdian Qordja
Vendin ynë prej muajsh po përballet me pandeminë covid-19, ndaj këtë vit atmosfera festive do të jetë më ndryshe. Nuk do të lejohen grumbullimet, por ndricimi i kryeqytetit do të sjellë atsmosferën e mirë na ka munguar përgjatë 9 muajve të fundit.
Ky do jetë dhe rezultati në zgjedhjet e 25 prillit 75.9 PS 19.6 PD 4.5 LSI
PërgjigjuLajmërim për të gjithë besimtarët: Këtë vit nuk zbres për krishtlindje, po deshët të festoni me mua hajdeni sipër, po ju pres. Jesusi.
PërgjigjuLol