Festat e nëntorit, të gjithë drejt Korçës! Menaxherja e hoteleve për Report Tv: Prenotimet kaluan pritshmëritë, përgatitemi për fundvitin

29 Nëntor 2022, 14:45| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 14:52

  • Share

Korça është destinacioni i preferuar për turistët vendas, sidomos në sezonin e dimrit, ku magjia e dëborës të fton për të kaluar disa ditë pushime. Edhe për festat e nëntorit, Korça ishte ndër vendet më të preferuarat, ku turistët kanë zgjedhur të kalojnë rreth katër ditë pushime larg monotonisë.

Menaxherja e Hoteleve Eriketa Koçollari thotë se prenotimet për festat e nëntorit kaluan pritshëmëritë e tyre, ndërsa hotelet kanë qenë të kapacitetet maksimale.

“Ka qenë një fundjave e gjatë, ka qenë edhe e hëna dhe e marta pushim. Festat kanë kaluar pritshmëritë tona. Hotelet kanë qenë në kapacitetet maksimale. Vazhdojnë kërkesat edhe për sot. Duket se njerëzit nuk duan ta pranojnë që ky5-ditësh pushimesh po mbaron”, thotë Eriketa Koçollari.

Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Armand Braho, Koçollari thotë se Korça nuk ka ‘kohë për të humbur’ dhe se po bëhen gati për festat e fundvitit. Ajo thekson se qytetarët rezervojnë rreth një muaj para dhoma që të kalojnë Vitin e Ri dhe Krishtlindjet në Korçë, pasi kërkesa është e lartë.

“Çdo ditë në Korçë është festë, sidomos në sezonin e Dimrit. Festat e nëntorit kanë shkuar duke lënë pas të gjithë atmosferën që sollën. Qyteti ka fillua të bëhet gati për festat e fundvitit.

Korça ka një miks për ti ofruar çdo lloj moshe. Të rinjtë kanë ambiente të përshtatshme tek pazari, turistët që kërkojnë pjesën e kulturës. Korça është e pasur me muzeume dhe me atraksione të tjera historike”, u shpreh ajo.

Sa i takon rritjes së çmimeve, Koçollari thotë se edhe në Korçë kanë pësuar një rritje të ndjeshme, por duke theksuar se është një fenomen që po ndodh në të gjithë botën. Ajo thekson se është rëndësishme që kjo rritje çmimesh të reflektojë edhe rritjen e cilësisë për turistët.

“Mund të ketë një lëvizje të çmimeve, por tregon edhe rritje të cilësisë. Jo gjithmonë, po rata që e vizitojnë Korçën e idenë që s’të zhgënjen kurrë”, vijoi Koçollari.

Dardha në këto ditë festash dhe pushimi është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të turistëve nga e gjithë Shqipëria edhe për faktin se së fundmi është përfshirë nga reshjet e dëborës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?