Kronikë
Top 24

Festat, shqiptarët 'nxitojnë' që të ikin në Greqi, radhë kilometrike në Kakavijë (VIDEO)

5 Janar 2019, 11:14| Përditesimi: 5 Janar 2019, 14:08

  • Share

Për një numër të madh të shqiptarëve që erdhën në atdhe për të kaluar ndërrimin e viteve pranë familjes, pushimet kanë mbaruar. Shumë prej tyre i janë drejtuar pikës kufitare të Kakavijës dhe asaj të Kapshticës.

Radha e automjeteve në Kakavijë ka shkuar 3 km, pasi burime nga pika kufitare bëjnë me dije se dogana greke po punon momentalisht vetëm me dy sportele, ndërkohë që ajo shqiptare po punon me 5 sportele. Por kjo nuk është hera e parë që pala greke punon me dy sportele. Shpesh herë ajo është prononcuar se nuk i punon sistemi elektronik, duke i lënë kështu qytetarët që të presin me orë të tëra.

Situata paraqitet e njëjtë edhe në Kapshticë. Në këtë pikë kufitare, me 4 sportele në punë nga ana e doganës greke dhe me 6 sportele nga dogana e vendit, kanë hyrë 1703 persona shqiptarë e të huaj dhe kanë dalë jashtë 3837.

Komento

Komente

  • Fredi: 05/01/2019 16:16

    Nxitojnë të ikin atje ku i shkelin. Mir tu bëhet, injorantë!

    Përgjigju
  • Tirana: 05/01/2019 12:30

    Fatkesija e jon jena ba skllever e botes. Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?