Festë e papërmbajtur për titullin, Shehi shton gëzimin: Kam firmosur me Tiranën! Seferi: Titulli i golashënuesit? Jam kampion

27 Maj 2022, 11:36| Përditesimi: 27 Maj 2022, 13:09

  • Share

Në javën e fundit të Superligës Tirana u kurorëzuan zyrtarisht si kampionë e vendit për herë të 26 në histori. Një gëzim i pamasë që tifozët zgjodhën ta festonin në fushën e blertë me idhujt e tyre, duke e kthyer ‘Selman Stërmasin’ në një arenë gjigande bardheblu. Atmosfera pozitive u përcoll edhe nga trajneri, i cili konfirmoi rinovimin, ndërsa pendesa e vetme ishte që Seferi humbi titullin e golashënuesit përballë Guindos së Laçit pavarësisht se kishin numër të barbartë golash.

“Për të arritur deri këtu ka patur shumkë. Është dashur shumë mund,”-u shpreh Refik Halili, president i Tiranës.

“Në momentin që kam diskutuar me Orgesin folëm për një projekt të gjatë dhe mendoj që do vazhdojë të jetë trajneri ynë,”-tha Tefik Osmani, drejtor i Tiranës.

“Është e vërtetë, çështja e mbyllur. Vendimi për të qëndruar te Tirana është marrë para katër ditësh,”- deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Tashmë po përgatitem për të dalë në pension kështu që është një gëzim shumë dimensional për mua,”- u shpreh Gentian Muça, futbollist i Tiranës

“Këtë vit jam shpallur kampion i Shqipërisë dhe nuk po më intereson a kam dalë golashënues apo jo. Jam më i lumtur për titullin dhe për Tiranën,”- tha Taulant Seferi, futbollist i Tiranës.

Festës së titullit kampion nuk mund t’i mungonte as Majkëll Ngoo, sulmuesi që pati një sezon të ndërlikuar për shkak dëmtimi, por që është shumë i dashur për bardheblutë.

“Forzaaaaa Tironnnna, hajdeeeee,”- bërtiti Majkell Ngoo, futbollist i Tiranës.

Në ndeshjet e fundit të kampionatit Tirana u mposht 2-3 nga Kukësi, por 90 minutat nuk kishin asnjë vlerë për bardheblutë pasi titullin e kishin siguruar disa javë më parë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?