Dhjetëra kantina nga Shqipëria dhe Kosova kanë ngritur "shtëpizat e verës" në sheshin “Republika”, përgjatë Osumit. Në zemër të qyteti 2400 vjeçar, festivali “Wine & Stories of Berat” zhvillohet nga e premtja në të diel, ndërsa natën finale përzgjidhet kantina e mirë.
“Kemi këtë panair me dhjetëra kantina që i kemi jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Unë besoj shumë që vlera e këtij produkti i shkon më së miri qytetit duke iu referuar edhe trashëgimisë kulture dhe referuar asaj që ka të bëjnë dhe me zhvillimin e turizmit”, ka thënë Ervin Demo, kryebashkiak i Beratit
Nga prodhuesit shihet si mundësi e mirë për shkëmbim eksperiencash.
“Verën e bardhë, që është kultivuar ndër vite në zonën tonë. Pra, është variatet autoktonë, që ruan verat e zonës. Kemi “Rrushin merlot” dhe në miksim me këtë kemi krijuar edhe verën “Kodra e bukur” kemi krijuar dhe “E kuqja super” që ne i prezantojmë”, shprehet një prodhues vere.
“Vijmë për të prezantuar produktet tona familjare nga Rahoveci. Duket që është atmosferë e mirë dhe ka interesim”, thotë një tjetër.
Paralelisht me Beratin, po zhvillohet festa e verës në qytetin e Pogradecit, një aktivitet që mbrëmjen së premtes mblodhi qindra vizitorë e turistë.
“Një risi që është sivjet është pjesëmarrja e të gjithë kantinave të verës në këtë konkurs të përvitshëm të verës”, shprehet një vizitor.
“Për ne është hera e parë që marrim pjesë. Organizimi shumë i këndshëm dhe njerëzit janë shumë të mikpritshëm të gjithë. Ndihemi shumë mirë”, shprehet një turiste.
Për ne është hera e para që marrim pjesë. Festa në Pogradec vijon dhe të shtunën, shoqëruar me gështenja të pjekura e serenata.