Në shumë vende të botës, myslimanët kanë festuar ditën e sotme festën e Fitër Bajramit, për të dytin vit radhazi larg festimeve të zakonshme për shkak të COVID-19. Shumë vende sërish patën mbyllje të xhamive dhe shumëfamilje kaluan të ndarë vitin e ri nga familjet e tyre. Në Rripin e Gazës, një thirrje ezani jehoi mbi ndërtesat e pluhurosura dhe grumbujt e rrënojave ndërsa aeroplanët luftarakë izraelitë vazhduan të godasin territorin në atë që njihet si shpërthimin më i keq i dhunës që nga viti 2014.
Në Hagia Sophia të Stambollit festohet për herë të parë Bajrami, pasi godina u shndërrua nga muze në xhami. Turma e qytetarëve e mbledhur para saj shprehu solidaritet me palestinezet duke mbajtur në duar flamurin palestinez.
“Prej ditësh ne nuk mund të flemë, ndjekim ngjarjet dhe qajmë. Ajo që mund të bëjmë tani është të falemi. Por, vetëm sikur të mund të shkonim atje dhe të ishim me vëllezërit tanë, kjo është ajo që duam”, u shpreh Yasemin Yesilmen, banore në Stamboll.
Në mënyrë simbolike, New York, i kushtoi nderimet e tij ditës së shënuar, ku ndërtesa e Empire State u ndriçua me ngjyrë të gjelbër.
Njerëzit në të gjithë Azinë festuan Bajramin e Madh nën masa të shumta kufizuese për të kufizuar tubimet masive dhe bashkimet familjare që zakonisht shënojnë festën myslimane.
Në Indonezi, vendi më i populluar në botë me shumicë myslimane, besimtarët falën namazin në përputhje me masat anti-COVID.
Në hyrje, ishte vendosur një poster që përshkruan gjashtë hapa të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
"Ne jemi me shumë fat që mund të lutemi së bashku këtë vit, kur nuk e bëmë dot vitin e kaluar." tha Tri Haryati Ningsih, 53 vjeç.
Nga Indonezia në Pakistan, qeveritë kanë vendosur kufizime për të përmbajtur përhapjen e virusit gjatë Bajramit, i cili shënon fundin e muajit të Ramazanit.
Indonezia ka ndaluar udhëtimet e brendshme deri në 17 maj, ndërsa Malajzia vendosi një izolim të ri kombëtar të hënën përpara festës.
Qeveria u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi pasi vendi pësoi një numër rekord të vdekjeve të lidhura me COVID gjatë Ramazanit dhe urdhëroi mbylljen e qendrave tregtare, dyqaneve jo-thelbësore dhe sistemit të transportit publik gjatë festave.