Boris Johnson

‘Festë në mes të pandemisë’, publikohet raporti për Johnson: Ish-kryeministri mashtroi parlamentin britanik

15 Qershor 2023, 15:42| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 15:50

  • Share

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka mashtruar qëllimisht parlamentin e Britanisë së Madhe lidhur me shkeljet e kufizimeve të vendosura në kuadër të mospërhapjes së ‘Covid-19’. Kjo ka qenë gjetja e raportit të publikuar nga komiteti i posaçëm në Britaninë e Madhe që kritikoi sjelljen e Boris Johnson dhe rekomandon që atij t’i ndalohet hyrja në parlament.

Raporti i komitetit zbuloi se Johnson "ka kryer një përbuzje serioze" të parlamentit kur, pas skandalit të ashtuquajtur "Partygate", i cili zbuloi se grumbullime të paligjshme ndodheshin në Downing Street, Johnson i tha parlamentit se rregullat ndiqeshin në çdo kohë.

Gjetjet përbëjnë një paralajmërim historik të një ish-kryeministri, i cili më pak vjet më pare mori një fitore të madhe por më pas karriera e tij politike u pasua nga një sërë skandalesh.   

“Përbuzja ishte edhe më e rëndë sepse u krye nga Kryeministri, anëtari më i lartë i qeverisë”, shkruan Komiteti i Privilegjeve në raportin e tij, të botuar të enjten. "Nuk ka asnjë precedent të mëparshëm që një Kryeministër të jetë gjetur të ketë mashtruar qëllimisht Dhomën e deputetëve"

Johnson dha dorëheqjen si deputet të premten, disa ditë përpara publikimit të raportit, duke anuluar rekomandimin e komitetit që ai të pezullohej për aq kohë sa të mbaheshin zgjedhjet e pjesshme në zonën e tij zgjedhore.

Më herët ai e quajti komitetin që e hetonte atë, i cili ka anëtarë si nga qeveria ashtu edhe nga partitë opozitare, një “gjykatë të paligjshme”.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?