Posteri për festën e Natës së Bardhë

Lifestyle

Festën e Natës së Bardhë, Veliaj: Aurela Gaçe na pret të gjithëve te Sheshi Skënderbej

25 Nëntor 2018, 11:52| Përditesimi: 25 Nëntor 2018, 11:55

  • Share

E kthyer tashmë në një traditë, “Nata e Bardhë” do të vijë edhe në këtë fund nëntori me plot surpriza dhe më e zjarrtë se kurrë më parë. Bashkia Tiranë ka menduar që edhe këtë vit për Festën e Çlirimit të vendit, më 29 nëntor, të organizojë një sërë aktivitetesh festive që revokojnë historinë e luftës kundër nazifashistëve dhe do të kurorëzohen me një mbrëmje fantastike në Sheshin “Skënderbej” me rastin e “Natës së Bardhë”.

E gjitha është konceptuar si një festë 24 -orëshe, ku të gjitha moshat do të kenë mundësi të gjejnë veten e tyre, për t'u mbyllur me spektaklin në Sheshin “Skënderbej”, ku ngjyrave të Fshatit të Festave do t'u shtohen edhe ritmet e muzikës.

Suksesin e premton këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë dhe asaj popullore shqiptare, Aurela Gaçe. Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili nëpërmjet rrjeteve sociale.

A jeni gati për një festë të magjishme për Natën e Bardhë? Aurela Gace na pret të gjithëve te Sheshi "Skënderbej". Tag miqtë dhe mos mungo!

Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës

Krahas divës së muzikës shqiptare në skenë do ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Në skenë do ngjiten edhe këngëtarët Krenar Seiti, Xheisara etj. 

Një vit më parë, Bashkia e Tiranës solli në Tiranë me rastin e Natës së Bardhë këngëtaren e njohur britanike, Emeli Sande.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?