Festivali ‘Ballkan Jazz show case’ në Tiranë, Gent Rushi: I vetmi në të gjithë hapësirën ballkanike

26 Prill 2019, 17:10| Përditesimi: 26 Prill 2019, 17:23

  • Share

Edicioni i dytë i festivalit, “Ballkan Jazz show case” ngre siparin në datë 29 dhe 30 prill. Në qendër të këtij edicioni është muzika e ndërthurur me komunikimin, veçanërisht shkëmbimi i eksperiencave mes artistëve të vendeve ballkanike në Rogner. Në këtë festival do të marrin pjesë grupet më në zë të jazz-it nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Kosova. Drejtori artistik, Gent Rushi flet për risit e këtij edicioni.

 “Jemi në edicionin e dytë të festivalit. Duke ndalur tej edicioni i parë, pamë se ishte më e thjeshtë për ta kthyer në traditë këtë festival, sepse vjet pjesëmarrja e publikut ka qenë jashtë parashikimeve, shumë më e madhe se parashikimet tona. Ky event është i vetëm në të gjithë hapësirën ballkanike”, shprehet drejtori artistik, Gent Rushi.

Ndërsa, nuk do të mungojnë as workshopet  me studentë të arte dhe të Liceut Artistik, nga ku më pas do të përzgjidhet krijimtaria më e mirë jazz ndër artistët shqiptarë të rinj dhe profesionistë.

“Në këtë vit risia është futja e eksperiencës edhe për të rinjtë. Ku mblidhen të gjithë muzikantët e rinj për të pasur një karrierë, grupet që do të performojnë janë “AJStrio” (Shqipëri), “Kind of blues band” nga Mali i Zi, “Human Touch trio” nga Greqia, ndërsa në natën e dytë, “Jazz, The ensemle of the University of Arts” (Shqipëri), Saso Popovski trio nga Maqedonia e Veriut, Ermal Rodi Quintet (Shqipëri) dhe “Jazztheria band” nga Serbia”, shprehet saksofonisti Ermal Rodi.

Këtë festival bateristi Dhimo e konsideron si një ogur të mirë për të zyrtarizuar muzika jazz në UA.

 “Në këtë edicion kemi futur të rinjtë, që të kemi mundësi që të zyrtarizojmë edhe muzikën jazz në Universitetin e Arteve”, thotë bateristi Emiljan Dhimo.

Data 30 Prill, Dita ndërkombëtare e Muzikës Jazz, është menduar, si një festë muzikore, ku traditat e Ballkanit do të shpalosen nëpërmjet tingujve muzikorë dhe vitalitetit të artistëve, duke i çuar spektatorët të eksplorojnë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?