Kultura

Festivali i 14-të Ndërkombëtar i Xhazit në Shqipëri! Artisti izraelit: “Osman Taka”, më frymëzoi! Muzikë unike

18 Prill, 12:25| Përditesimi: 18 Prill, 13:07

  • Share

Muzika xhaz është kryefjala e këtyre netëve në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve ku po mbahet edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit.

Organizuar nga “Albanian Jazz Society” (Shoqata Shqiptare e Xhazit), pjesëmarrës janë artistë nga e gjithë bota.

Drejtori artistik i festivalit, Gent Rushi, thotë se këtë vit, ky edicion mund të cilësohet si ai i ‘jazz-pianos’, pasi pjesa dërrmuese e artistëve të ftuar janë pianistë. Festivali është çelur me një koncert mirëseardhjeje nga organizatorët dhe pjesëmarrësit ndër vite, ndërkohë që në natën e parë është pasuar nga një grup nga Greqia, pjesë e të cilit është edhe muzikanti shqiptar i xhazit, që jeton në Athinë, Alfred Ruçi.

Mbrëmja e së enjtes solli në skenë dy koncerte: i pari nga një trio spanjolle dhe performanca e dytë dytë nga një bashkëpunim mes artistit izraelit Guy Mintus dhe shqiptarëve, Emiljan Dhima dhe Roni Gjura, me të ftuar Gent Rushin.

“Ajo që është interesante është miksimi midis muzikës së Gait që vjen nga Izralei dhe muzikës shqiptare. Koncerti do të jetë një performancë muzikore”., - thotë Gent Rushi.

“U ndieva shumë shpejt si në shtëpi dhe kulturat tona u shkrinë shumë mirë me njëra-tjetrën. Do të luaj disa nga pjesët e mia origjinale dhe disa pjesë të folkut shqiptar, këngë si përshembull “Osman Taka”, muzikë që vërtet më frymëzoi dhe e ndërtuam sëbashku. Është një muzikë vërtet unike, që vjen nga një traditë e pasur dhe mund të them që xhazi është vërtet një gjuhë globale që bën bashkë shumë kultura.”, - tregon muzikanti nga Izraeli, Guy Mintus.

Nata e tretë e festivalit, këtë të premte, do të sjellë për publikun një trio nga Polonia, “Jah Trio Poland” dhe koncertin e artistit turk Hakan Başar. 

 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?