Festivali i 4-t Ndërkombëtar/ Tirana në dy kohë portretizohet nga mjeshtrat e akuarelit në një pikturë gjigande

8 Maj 2022, 21:24| Përditesimi: 8 Maj 2022, 21:27

  • Share

Kanë zgjedhur qendrën e Tiranës, para Muzeut Historik Kombëtar artistët e akuarelit që të realizojnë pikturen gjigande prej 15 metrash. Peisazh urban, portrete dhe emocione personale, artistët e rinj, ku merr pjese edhe artistja austriake Herim Kurneri, i jep ngjyrë e formë në këtë kuadër të përbashkët. Artistja australiane, ka përzgjedhur emocionet e 15-katshit që t’i jetësojë në telajo.

“Vij nga Austria. Ndihem shumë mirë që pikturoj me këta miq të rinj artistë. Kam përzgjedhur hotel 15-katshin, pasi më zgjon emocione të hershem jetuar në vendin tuaj. Pikërisht 1989 para se të binte diktatura. Kam qëndruar pikërisht tek ky hotel 7 ditë, Kujtoj një vend, ku nuk kishte makina, ku lëviznin pak njerëz dhe pse jo dëshiroja ta hedh në telajo, ndërsa sot vij me makinën time lirshëm.  Pëlqej  godinën e hershme  jo këtë në proces ndërtimi. Më pëlqeu ta pikturoj nga jashtë, pasi ka me jetë, ndërhyjnë në pikturë edhe njerëzit, zërat dhe çdo gjë që të vjen në çast.”- tha Veliaj.

Artistët e rinj e cilësojnë një eksperiencë të veçantë.

Festivali i akuarelit shërben edhe si një bashkim kulturash pasi marrin pjesë 200 artistë nga 40 vende të botës. Krahas pikturimeve live vazhdojnë edhe dy ekspozita me punime të larmishme në muze dhe galerine e Tiranës deri më 14 maj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?