Jonida Maliqi

Kultura
Top 24

Festivali i 57-të/ Jonida Maliqi përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

23 Dhjetor 2018, 07:36| Përditesimi: 23 Dhjetor 2018, 12:41

  • Share

Këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin ‘Eurovison’ që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Izrael.

Jonida Maliqi u shpall fituese e festavilit të 57 në RTSH me këngën “Ktheju tokës”, e cila trajton një temë mjaft të ndjeshme për familjet shqiptare siç është ajo e emigracionit. 

Me plot 228 pikë të vendosura nga juria, Jonida Maliqi fitoi vendin e parë, ndërsa pas saj u renditën Ledia Lufi dhe Eranda Libohova. 

Ndërsa, 22 artistët në garë u ngjitën në skenë për të interpretuar këngët e tyre, surpriza e ketij festivali do të ishte Ermal Meta. Kantautori me origjinë shqiptare, fitues i Sanremos, i cili interpretoi jo vetëm në italisht, “Piccolo anima” dhe “Non mi avete fato niente”, por edhe këngën fort të dashur për shqiptarët, “Në bankat e shkollës moj mike”, të njohur nga zëri i ëmbël i Anita Takes.

Komento

Komente

  • Dori: 23/12/2018 15:02

    Perfaqesim shume i dobet kete vit i Shqiperise!

    Përgjigju
    • Dori: 23/12/2018 17:00

      Pas vitit te kaluar Rodi, kenga eshte vertete e dobet. Sinanin nuk e njoh, por po te besoj ty qe nuk do ishte me i denje. Pa kurfare ironie, vertete mendon se eshte kenge e bukur? Le shume per te deshiruar ne nje vend ku aftesite nuk mungojne.

    • Rodi: 23/12/2018 16:02

      Per ty dori vitin tjeter do cojme sinonin hahahahahahahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?