Festivali i 58-të i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar nis sonte në Pallatin e Kongreseve. Nga 20 artistët që do të garojnë do të përzgjidhet edhe fituesi, i cili do të prezantojë Shqipërinë në Eurosong 2020 në Rotterdam të Holandës.
I pari këngëtar, i cili do të vijë edhe i shoqëruar nga orkestra është kantautori i njohur Bojken Lako me këngën “Ma la seen”. Për të vijuar më pas edhe me dhjetë artistët e tjerë, Kanita me “Ankth”, Devis Xherahu me këngën “Bisedoj me serenatën”, Aldo Bardhi me “Melodi”, Kamela Islamaj me “Më ngjyros”, Nadia edhe Genc Tukicci “Ju flet Tirana”, Elvana Gjata me “Me tana”, Renis Gjoka me “Loja” dhe Arbëria Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua”.
I ftuari special i mbrëmjes së parë është Mahmood, i cili do të ngjitet në skenë me një kolazh të këngëve të tij, pa përjashtuar “Soldi”, këngën me të cilën u shpall fitues në Sanremo.
Përzgjedhja e këngëtarëve është bërë nga juria që përfaqësohej nga Zhani Ciko, edhe dy anëtarët e tjerë, Dorian Çene edhe Soni Malaj. Festivali është nën regjinë e Vera Grabockës, ndërsa si prezantuese për tri net është Alketa Vejsiu.
Në dy mbrëmjet e tjera të ftuar special janë këngëtarja italiane Giusy Ferreri edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qirpon në Eurosong 2018 edhe u renditë e dyta.
Festivali i 58-të i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar do të zhvillohet sot, nesër (20 dhjetor) dhe 22 dhjetor në skenën e Pallatit të Kongreseve.