Festivali i 59 i këngës/Anxhela Peristeri me 'Karma' çon Shqipërinë në Eurosong 2021 (VIDEO)

24 Dhjetor 2020, 07:43| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 14:18

  • Share

Festivali i 59-të i këngës në Radio Televizionin Punlik Shqiptar ka mbyllur siparin. Sikundër u paralajmërua përmes lojës virtuale të kompozitorit Miron Kotonit edhe juria qe u mbajt “sekrete" deri në momentin e fundit, e cila përbëhej nga Luan Zhegu, Vasil Tole, Suzana Shuteriqi, Preç Zogaj, Ramë Lahaj, Katstëriot Çaushi dhe Andi Xhahu përzgjodhi që çmimin e madh të këtij edicioni t'ia jap Anxhela Peristerit.

Artistja më këngën "Karma" me kompozim të Kledi Bahitit dhe tekst të Olti Currit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2021.

Çmimi i dytë iu dha Sardi Strugajt, për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vef këngëtarit dhe kompozim të Edesa Malçit.

Çmimi i tretë iu dha këngëtares  Festina Mejzini për këngën “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut.

Gjatë kësaj mbremje u dha edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës me fituese Evi Reçi, “Tjerr”, me muzikë nga Olsa Toqi dhe teskt të Florian Zykës.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cmimet: 24/12/2020 09:44

    Te cuditshme mu duken cmimet, nuk prisja asnje nga keto, perkundrazi prisja kenge si Vashezo, apo ate te kenduar nga Zonjush Polo, apo Kastro. Kengen e bukur te Francit se kishin kualifiku fare per finale...cudi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?