Inis Neziri dhe Manjola Nallbani

Festivali i 59-të i Këngës dhe 18 finalistët! Juria mbahet sekret, dorëhiqet Nallbani

22 Dhjetor 2020, 18:42| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 20:19

  • Share

Vazhdon gara në Festivalin e 59-të i Këngës. Nga 25 këngëtarë, 18 janë përzgjedhur nga juria për të kaluar në natën finale. Ndërsa, këngëtarja Manjola Nalllbani është tërhequr nga gara për arsye shëndetësore, emrat e anëtarëve të jurisë ende nuk janë bërë të ditur për publikun dhe do të mbahen sekret deri në natën finale.

Nata e dytë, transmetohet sonte në Televizionin Publik Shqiptar është fokusuar tek spektakli. Këngët prezantohen në transmetim në një variant akustik, si një mënyrë për të rritur qëndrueshmërinë dhe vizibilitetin e këngëve në publik.

Juria e Festivalit vendosi të çojë në finalen e 23-dhjetorit këngët e interpretuara nga:

  1. Peng- Devis Xherahu
  2. Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
  3. Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
  4. Pendesë- Inis Neziri
  5. Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
  6. Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
  7. Vashëzo- Rosela Gjylbegu
  8. Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
  9. Tjerr- Evi Reçi
  10. Karma- Anxhela Peristeri
  11. Si ajo- Ëendi Mancaku
  12. Ajo vajza- Kamela Islamaj
  13. Zjarri im- Era Rusi
  14. Më mbron- Xhesika Polo
  15. E lirë- Giliola Haveriku
  16. Nënë- Viktor Tahiraj
  17. Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
  18. Florent Boshnjaku

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?