Festivali i Dancit Bashkëkohor, Preljocaj në Opera, koreografi: Në Tiranë me trupën time solla baletin që krijova me ‘La Scala-n’

29 Tetor 2022, 18:36| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 18:39

  • Share

Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor, nisi mbrëmjen e së premtes me Angjelin Preljocaj.

‘’Sa herë që rikthehem në Shqipëri ndihem me të vërtetë shumë mirë. Këtë herë më duket sikur kam gjetur një dinamizëm të ri me nisma të reja, dhe kjo diçka shumë entuziasmuese dhe më nxit edhe më shumë për të tjera bashkëpunime në Shqipëri.’’- tha Preljocaj.

Me “Udhëtim në dimër" të Schubert, koreografi i njohur i përgjigjet ftesës së "Harabel" e sjell në skenën e Operas produksionin e tij të parë të shënuar tri vite më parë me Teatrin e La Scalas...

Është një kënaqësi shumë e madhe për mua, që të ngjit në skenën e Teatrit të Operas në Tiranë, baletin që krijova me “La Scala-s”. Përpos të tjerave, tashmë atë krijim e sjell me kompaninë time të baletit.

I ndërtuar mbi poezinë e Ëilhelm Müller, Balet Preljocaj vjen nga Parisi e i dhuron publikut shqiptar magjinë e dancit mbi muzikë dhome edhe mbrëmjen e së shtunës.

“Udhëtim në dimër” më ka ngacmuar gjithmonë, edhe kam dashur të bëj diçka me të, dhe në Teatrin e La Scalas, pjesa muzikore që zgjedh është shumë e rëndësishme. Kjo është një pjesë tragjike, reale, e mrekullueshme për këtë balet”.- vijoi ai.

Festivali vijon deri në 4 nëntor në Opera dhe Arturbina, me 7 shfaqje dhe të tjerë shqiptarë të njohur të baletit. Blenard Azizaj vjen në Teatrin e Operas me trupën nga Berlini, Eno Peçi me trupën e Vjenës, ndërsa rikthehet sërisht edhe koreografi Gentian Dodaj.

‘Unë e kam ndjekur edhe punën e kolegëve të tjerë pjesëmarrës në këtë festival. Kam parë videot e tyre, dhe janë gjetje të mrekullueshme ato që sjellin në Shqipëri. Pavarësisht nëse jetojnë në Spanjë, Berlin a Vjenë, është i mrekullueshëm fakti që ata kthehen në vendin e tyre të origjinës.’- tha ai.

Ndërsa në ditët e fundit të festivalit Preljocaj, me trupën e Teatrit të Operas", sjell  "Ghost" si homazh i koreografit për Marius Petipan, 'babain' e baleteve më të bukura të të gjitha kohërave, mes të cilave edhe "Liqeni i Mjelmës".

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?