Festivali i Dancit Kontemporan, 9 shfaqje nga Tirana në Prishtinë, Prevazi e Basha: Të hapen skenat në rrethe për të rinjtë!

11 Tetor 2022, 21:10| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 21:57

  • Share

Festivali Ndërkombëtar i Dancit Kontemporan, “Albania Dance Meeting” ka nisur. Prezantimi u bë këtë të martë në sallën e “Eksperimentalit”, në Arturbina.

"Janë këto 17 vite përpjekjesh për të bërë të njohur dancin kontemporan në Shqipëri",  u shpreh drejtori i Festivalit,  pedagogu e koreografi Gjergj Prevazi.

Në tërësi janë 9 shfaqje me artistë nga trevat shqiptare, por edhe nga 5 shtete të tjera. Teatri ‘Eksperimental’ bëhet një nga pritësit kryesor të aktivitetit. Koreograma “Kam Frikë” e përzgjedhur nga ky teatër si pjesë e Fondit të Teatrit për të Rinj është edhe pjesë e Festivalit.

"Edicioni i 17-të i Festivalit vjen me disa risi, ku përfshihet edhe prezantimi i tre koregorafëve të rinj së bashku, në një prej shfaqjeve që gjithashtu është pjesë e Fondit të Teatrit për të Rinj të udhëhequr nga Teatri Eksperimental. Kam kënaqësinë të shpreh mirënjohjen që në këtë hapësirë për aktorë e regjisorë të rinj, janë përfshirë edhe koregrafë të rinj. çka nuk është ajo që ndodh zakonisht në Shqipëri, madje në dijeninë time ndodh për herë të parë.", shprehet Prevazi.

"Duke i njohur vështirësitë e mëdha që Prevazi ka njohur ndër vite në mungesë të suportit infrastrukturor dhe institucional për Festivalin e tij, u përpoqëm dhe gjetëm një zgjidhje të përbashkët, për të ndihmuar me mundësitë tona, ndaj jam shumë i kënaqur që shpallim sot këtë partneritet", thotë dr.i "Eksperimentalit", tha regjisori Altin Basha

Skenat e tjera ku do të performohet deri në 15 nëntor, janë Universiteti Arteve, Teatri i Durrësit e i Elbasanit, por edhe Universiteti i Prishtinës. Festivalin, në raport me mundësitë që i ofron të rinjve vendas, e rrëfen drejtuesi i saj artistik,  koreografi Gjergj Prevazi.

"Sigurisht që ndikon tek të rinjtë, kjo përmes kontaktit të gjallë, njerëzor. Mundohemi të vendosim sa më shumë kontakte me kërcimtarë, koreografë, studentë shqiptarë e të tjerë", thotë më tej koreografi.

Lidhur me hapësirat e limituara për artistët e dancit e të tjerë studentë që dalin nga “Artet”, propozohet rigjallërimi i skenave artistike përtej Tiranës.

"Duke zhvilluar aktivitetin nëpër qytete do ngjallim interesin e bashkive, të publikut e të shkarkojmë të gjithë këtë fluks prodhimesh që janë", thotë regjisori Basha.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?