Festivali i Këngës në RTSH, prezantohen 22 këngët pjesëmarrëse, tërhiqet Vikena Kamenica

7 Dhjetor 2018, 16:09| Përditesimi: 7 Dhjetor 2018, 16:38

  • Share

Na ndajnë vetëm dy javë nga edicioni i 57-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Por, vetëm sot janë prezantuar në faqen zyrtare të festivalit, këngët e 22 konkurrentëve të këtij edicioni.

Ashtu siç ka bërë të ditur edhe drejtoresha e Festivalit, Inva Mula, këtë vit këngët nuk do të zbulohen të plota, pasi formula e prezantimit të këtij edicioni ka si qëllim njohjen me një pjesë të këngës gërshetuar me një intervistë të artistit pjesëmarrës në garë, autorëve të këngës, apo edhe momente nga rutina e vetë protagonistëve.

Artistët kanë përzgjedhur vetë fabulën me të cilën shfaqet në këto klipe promovuese dhe njohëse njëherësh me materialet muzikore me të cilët do të garojnë në Festivalin e madh të muzikës.  Këngët pjesëmarrëse do të prezantohen nën shoqërimin e Orkestrës së madhe të Radio Televizionit Shqiptar.

Ndërsa, këngëtarja Vikena Kamenica me këngën e saj “Natën e mirë” nuk do të jetë pjesë e konkurrimit në Fesivalin e 57-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Shkaku?! Impenjimet e papritura profesionale të artistes. Në vend të saj kënga, që do vijojë garën është “Dua ta besoj”, kënduar nga Artemisa Mithi & Febi Shkurti.

Komisioni që ka përzgjedhur 22 këngët përbëhet nga Inva Mula (soprano), Nestor Kraja (kompozitor) Martin Leka (zv.drejtor i Përgjithshëm në RTSH), Sokol Marsi (producent artistik), Bledar Laço (regjisor) dhe Pandi Laço (skenarist).

Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, në Izrael. Festivali zhvillohet në dt. 20-21 & 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?