Mirush Kabashi ne Festivalin e Kenges

Festivali i RTSH rikthen pas 25 vitesh Mirush Kabashin. Aktori në skenë me vargjet për demokracinë, flet për problemet me shëndetin: Ja ç'mendova kur shkruajtën se nuk jetoja më

22 Dhjetor 2022, 22:22| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 23:39

  • Share

Pas mesazhit të ndjerë, të aktores Margarita Xhepa, kundër dhunës së grave, përmes interpretimit të monologut të përgatitur nga regjisorja Driada Dervishi, Festivali i Këngës në natën e saj të katërt dhe përmbyllëse të këtij edicioni të 61, rikthen në skenë pas 25 vitesh aktorin Mirush Kabashi. I vlerësuar edhe jashtë vendit, për interpretimin e tij magjik të Apologjisë së Sokratit, Mjeshtri i Madh i Skenës, vjen me një mesazh për aktualitetin. E gjen frymëzimin tek vargjet e mikut të tij, Pano Taccit, që mungon fizikisht prej një dekade "Ah moj demokraci". 


"Kam 20 vjet që e kam bërë këtë zgjedhje, fill pasi e ka shkruar Pano, që sivjet ka 10 -vjetorin e vdekjes, unë u dashurova me këtë poezi, që sot përkon edhe me problematikat që ne kemi. Është kjo një mënyrë për të bërë një meditim për problemet që kemi. Me këtë entuziazëm ,me këtë poezi", thotë aktori.

Flet edhe për problemet e tij shëndetëosre, që ka kaluar pak vite më parë, e që e kanë bërë të mendojë edhe më të keqen. E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani, aktori rrëfen se në kapërcimin e këtyre problemeve, dashuria e publikut, vlerësimi i tyre ka qenë një inkurajim i madh. 
Osmani i kujton aktorit edhe lapsusin e medies që në një moment shkruan se ai është ndarë nga jeta. 


"Nuk e di nëse ishte një lapsus, por unë pata kënqësinë të mendoj për atë që do lë pas. Dhe ajo që do lë pas është kënaqësia më e madhe që do i lë vetes dhe familjes time, është emri im i mirë", rrëfen Kabashi. 
 


Lajmi kryesor:

Festivali i Këngës, juria profesioniste dhe e medies, dorëzojnë çmimin e parë, Erma Mici, vajza e stilistit të njohur, shpallet artistja debutuese më e mirë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?