Festivali i Këngës 'rrëzon' parashikimet! Juria i jep çmim të parë Mal Retkocerit! Publiku çon në Eurovizion Besa Kokëdhimën! Elsa Lila, pa asnjë çmim

23 Dhjetor 2023, 00:51| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 14:39

  • Share

E zgjedhur nga publiku përmes televotimit këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën "Zemër n'dorë" do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2024 që do të mbahet nga 7-11 maj në Malmo të Suedisë.

Por mes 22 finalistëve çmimin e parë nga juria e festivalit e fitoi këngëtari nga Kosova Mal Retkoceri, me këngën ‘Çmendur’. Kënga ‘Çmendur’ është një kompozim i vet Malit, i cili po ashtu ka shkruar edhe vargjet e tekstit dhe ka realizuar edhe orkestrimin.

Festivali i Këngës 'rrëzoi” të gjitha parashikimet dhe zërat se në fituese do të ishte Elsa Lila, me këngën Mars dedikuar periudhës së burgut në Itali, por këngëtarja nuk mori asnjë çmim.

Në natën e katërt finale, 11 anëtarët e Jurisë së Festivalit të Këngës, të kryesuar nga kompozitori Shpëtim Kushta në këtë edicion të 62 shpallën çmimet fituese:

  1. -Çmimin e parë të Festivalit të 62 të Këngës e fitoi Mal Retkoceri me këngën "Çmendur".
  2. -Me Çmim të dytë në Fest'62 u vlerësua këngëtari Tiri Gjoci me këngën "Në ëndërr".
  3. -Fitues për Çmimin e Kritikës është Martina Serreqi me këngën "Vetëm ty".
  4. - Fitues si Debutuesi  më i mirë është Peter Pan Quartet me këngën "Edhe një herë".
  5. -Me Çmimin e  tretë të Festivalit të Këngës u vlerësua këngëtari Shpat Deda me këngën "S'mund të fitoj pa ty".

Anëtarët e tjerë të jurisë që bënë vlerësimin ishin: këngëtarët Aleksandër Gjoka, Adelina Ismaili, Fitnete Tuda, Indrit Mesiti, shkrimtarja dhe përkthyesja Helena Kadare, poetja Nasha Lako, Victor Van Vought (producent muzikor), Zana Shuteriqi (muzikologoe, pedagoge),pianistja Anila Aliu dhe Shkumbin Ahmetxheka (drejtor i RTK).

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptar: 25/12/2023 16:22

    Ça bëhet kështu!? Këta nuk na përfaqësojnë ne. Këta janë metastazat e shoqërisë së shthurur që promovon familja soros me këlushët e vetë në qeveri dhe media.

    Përgjigju
  • Odeta: 25/12/2023 07:44

    Si ka mundesi nje njeri pa moral, me fjalor te degjeneruar te lejohet te kendoje dhe per me teper te fitoje cmim? Eshte festival kombetar, nje fyerje totale e vlerave njerezore!!

    Përgjigju
  • Mohammad: 24/12/2023 11:46

    Ka vite qe rtsh eshte kthyer ne nje institucion me nivel te ulet ne cdo drejtim. Dakord Besa ne Eurovision,por mos te marrim cmim Elsa etj qe kishin kenge bombe???? eshte anormale. Kam qene nje rast para pak vitesh dhe e dija kush do fitonte perpara se te behej votimi. Zonja ndoshta e merito te por fakti qe dihej kush e fiton e komprimenton rrish. Rrumpalle hesapi

    Përgjigju
  • gjykime te cmendura: 23/12/2023 17:37

    Cfare befasie, gjithe ata njerez ne juri, sado gjykim te keq te kene, genjejne ose kishin pire ndonje gje kur thane qe ky Mali kishte kengen me te bukur. Pervec disa kengeve budallaqe si rok/metal etj. kishte disa kenge qe ishin te arsyeshme, si ajo e Irma Lepurit etj. Tani ky Mali eshte vipi me i fundit dhe besoj do e ftojne ne big bradher se kerkojne njerez te cmendur.

    Përgjigju
  • Sanije: 23/12/2023 17:30

    Turp Turp Turp me kete injorant.. Ku jane artistet? Mjere ne...

    Përgjigju
  • GOLI: 23/12/2023 14:20

    FUNDI I KENGES SE BUKUR SHQOPETARE..ZHURME E MBYLLUR E HALEVE... S'DO TA BESOJA QE NE MASE I KEMI PEDERASTA SI KY DHE TE TILLET QE E ZGJODHEN.....KOT FARE....DO TE JETE MIRE TE MOS MARE PJESE NE EUROVIZION....TURP PER KRENARINE QE E KEMI SI GJENEZE SHQIPETARE.

    Përgjigju
    • Shqiptar: 25/12/2023 16:30

      Turp turp turp. Asnjë gjë shqiptare në atë palo festival. #stophomodiktaturës

    • Fahri: 23/12/2023 15:55

      Katastrofë, Katastrofë do e zë Shqipëtaria me këtë këngë vendin e parë por, duke numëruar nga fundi.

  • Rrapi: 23/12/2023 12:34

    Do ti bej te gjithe te lumtur po te punesohet si kengetar ke azili pleqve qe kan problème me degjimin ilaç natural falas per ti risjelle degjimin Moshave te treta..medet ça po degjojm e po n'a shikojn syte ne televizionin kombetare ehhh iku ajo kohe kur kishte artista

    Përgjigju
  • Besnik Kullashi: 23/12/2023 12:33

    Festival pervers turp turp turp isha ne pritje te dickaje qe do te tregonte vlerat e vendit tim edhe nje here TURP

    Përgjigju
  • The traitors: 23/12/2023 12:15

    Nje analfabet i vleresuar nga ca pijanece.

    Përgjigju
  • Gjithë shqiptarët: 23/12/2023 12:15

    Ikni o njerëz nga ky vend sa më shpejt. Ikni se e ka marrë ferra uratën. Antivlerat po shiten si vlera.

    Përgjigju
  • Rudi: 23/12/2023 11:44

    Ne TV nuk kuptova asnje fjale. Mendova meqe tha e ka lexu nga perspektiva e nwnes, thashe po e degjoj ne youtube. Edhe aty, asnje llaf. Me shume me.pelqeu mesazhi qe dha kur mori.cmimin.

    Përgjigju
    • Mali: 23/12/2023 12:22

      Lexoje atehere

  • Ring: 23/12/2023 09:19

    Nuk merrej vesh asnje fjale, nje psikopat qe bertiste. Jemi peribret.

    Përgjigju
  • Habia: 23/12/2023 08:58

    Mali skishte as kenge, as ze, dhe as qe mund te quhet kengetar. Hec e mere vesh ti falsitetin e ketij vendi. Vari lesht…l

    Përgjigju
  • Aqifi: 23/12/2023 08:39

    Late nam me kto kenge koti.Ne eurovizion duhet nje format i ri konkurimi se festivali i rtsh fatkeqsisht eshte shume medioker dhe nuk mund te perfaqesoje denjesisht muziken shqiptare

    Përgjigju
  • Gazepi: 23/12/2023 08:37

    Gjete kohe per dasem o Safa Ymeri. Vendi digjet keto kendojne e luajne futboll. Tmerr

    Përgjigju
  • Tani: 23/12/2023 07:43

    Drejtori trapi Alfred Peza trapi qe i ka mar me forcë nga zyrat naten e par te festivalit punonjësit e RTSH se salla bosh idjot drejtor

    Përgjigju
  • Iris: 23/12/2023 03:23

    Ishte nje kohe kur populli e juria votonin,piket e te dy paleve mblidheshin dhe dilte me te vertete me i miri,tani juria i bie gozhdes,populli potkoit dhe rezultati=dy fitues,nje per ne Eurovizion,e tjetri /cmim te pare/! Patetike!

    Përgjigju
  • Antivlera: 23/12/2023 01:23

    Po 3 kosovarë në RTSh...s'ka ngel Shqiptar Shqipninë?!..Skandaloze! Amatore!

    Përgjigju
    • Hasan Pordha: 23/12/2023 09:30

      Festivali i kenges ishte ne RTSH apo ne RTK?

    • Gaci: 23/12/2023 07:55

      Kur kjo qenka me e mira, merre me mend si ishin te tjerat. Pupupu, britma e cjerrje...veç per shpella

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?