Festivali i motorëve në Korçë 'bën bashkë' mbi 600 motoçiklistë nga Shqipëria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

11 Qershor 2023, 17:19| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 18:53

  • Share

Ndryshe nga mbrëmjet e serenatave, qyteti i Korçës u përfshi nga spektakli I Korca Moto Festival me 600 motoristëve nga i gjithë rajoni.

“Për ne është hera e parë, vijmë nga Prishtina. Është më mirë se në të gjithë Evropën, ju qytetarëve të Korçës ju lumtë…”- tha ai. 

“Nuk jam martuar asnjëherë, motorët për mua janë gra dhe fëmijë…”- tregon njw tjetwr.

Parakalimi në bulevardet kryesore të qytetit dhe më pas grumbullimi në sheshin e katedrales bëri që qindra turistë të shijonin këtë atmosferë të magjishme.

“Jam një grua që drejtoj motorin, gjithashtu dhe instruktore. E kënaqur që shikoj femra që po përdorin motorin, është një botë krejt tjetër, motori është edhe për femra dhe për meshkuj.”- tha ajo.

Korça Moto Festival ashtu si vitet e tjera erdhi me iniciativën e një grupi të rinjsh nga qyteti Juglindor, Riders Legend Korça.

Atmosfera festive e ktheu sërish qytetin juglindor në vendin më të vizituar nga turistët që shijuan një fundjavë ndryshe të përfshirë me adrenalinë motoristësh.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?