Festivali i Serenatave, emblemat e muzikës korçare performojnë sonte te Pazari i Vjetër

28 Shtator, 13:20| Përditesimi: 28 Shtator, 13:29

  • Share

Në qytetin e bukur të serenatave po zhvillohet “Korça Serenights Festival”.  Emblemat e muzikës korçare, që i kanë kushtuar jetën serenatave të bukura në rrugicat me kalldrëm përcollën emocione të jashtzakonshme mbrëmjen e së premtes.

 

Serenatat korçare janë më shumë se një traditë, ato janë një formë e veçantë shprehjeje dhe rrëfejnë histori dashurie, jete dhe tradite.Ardhur në këtë formë edhe sot serenatat ngjallin interes të veçantë edhe për të rinjtë.I tillë është rasti i Harmonia Band që performoi për publikun artdashës korçar në ambjentet e muzeut arkeologjik.

 

Jo vetëm në muzeun arkëologjik por festivali u zhvendos edhe në pazarin e vjetër me performancën e jashtzakonshme të vëllezërve Prifti.

 

Për të gjithë dashamirësit e kësaj muzike, “Korça Serenights Festival” do të vazhdojë dhe mbrëmjen e së shtunës (28 shtator).

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?