Festivali i XI-të në Bunk’Art 1, një buqetë ‘mirënjohjeje’ për artisten e shquar Edi Luarasi (i përgjigjet me një foto)

12 Dhjetor 2019, 16:24| Përditesimi: 12 Dhjetor 2019, 18:02

  • Share

Bujar Kapexhiu nën shoqërinë e këngëtares Marsela Çibukaj u rikthye në Festivalin  XI që pas 47 viteve është rivënë në skenën e Bunk'Art 1. Mbrëmë, gjatë natës finale, Bujar Kapexhiu mes lotëve kujtoi momentet e pashlyera nën shoqërinë e Edi Luarasit, e cila dënimet e këtij festivali i kaloi nën lëkurë, por pa iu përulur asnjëherë regjimit edhe udhëheqësve komunistë, së bashku me regjisorin, bashkëshortin e saj të ndjerë, Mihal Luarasi, që i mungon skenës shqiptare prej dy vitesh. Dy prezantuesit e festivalit retrospektivë, kishin përgatitur për aktoren që është tërhequr nga jeta artistike një buqetë me lule.

“Rikujtova edhe ndjeva gjithçka duke kujtuar atë kohë. Por, ju mund të jeni një prezantuese e shkëlqyer në të ardhmen, por për të qenë i sinqertë deri në fund, (përlotet) kam ndjerë në çdo çast mungesën e Edit. Pra Edi Luarasi ka qenë një konferenciere e jashtëzakonshme, prandaj mendoj se i meriton me të vërtetë duartrokitjet tuaja”, shprehet Kapexhiu gjatë mbrëmjes, teksa thekson se “E duam shumë”.

“E përshëndesim zonjën Edi Luarasi me këtë buqetë të bukur, si dhuratë nga Festivali XI i ripropozuar këtu në Bunk’art, nga unë edhe zoti Kapexhiu edhe kemi kënaqësinë, që t’ia dërgojmë së bashku me një përqafim të fortë. Na ka marrë malli të gjithëve për Edin”, thotë Marsela.

Sot Report Tv ka shkuar në shtëpinë e Edi Luarasi për ta dorëzuar lulet ku vetë Marsela dhe Bujar kanë shkruar një mesazh. Lulet ia dorëzoi djali i tyre, Eldoni.

Edi Luarasi pas marrjes së luleve nga Bujar Kapexhiu dhe Marsela Çibukaj dhe nje përshëndetje dërguar përmes Report Tv

Çifti “avangardë” Edi dhe Mihal Luarasi, arritën që përmes kontributitit të tyre të tregonin në Festivalin e XI-të se edhe në këtë vend të vogël komunist, jetojnë njerëz me kulturë, mendësi e pritshmëri europiane. Festivali, ku Edi përkrah Bujar Kapexhiut, si prezantuese e Mihal Luarasi regjisor treguan një faqe të Shqipërisë së dëshiruar do të qe suksesi dhe ndëshkimi i tyre, që u rikujtua për tri net edhe në ngjarjen retrospektiv në Bunk’Art 1.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 12/12/2019 17:55

    nje artiste fisnike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?