Festivali kombëtar i Sipërmarrjes 2024- Tirana Bank, ndan çmimet për Sipërmarrjet më të mira të të rinjve

23 Maj, 16:47| Përditesimi: 23 Maj, 17:01

  • Share

Pak ditë më parë në Tiranën e inovacionit, zhvillimit dhe të rinjve, u mbajt për të disatin vit radhazi, Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes 2024.

Organizuesit Junior Achivement of Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe mbështetjen financiare të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Tirana Bank, finalizuan kështu sfidën disa mujore të programit “Kompania e Nxënësve 2024”. 2,132 nxënës nga 52 shkolla të arsimit të mesëm të lartë, ngritën kompanitë e tyre në fusha si:

Ekonomi e Gjelbër, IT dhe Inovacion, Web dhe App Dizajni. Ajo që vlen për t’u përmendur ishte fakti se 74% e drejtuesve të Kompanive të Nxënësve në garë, ishin vajza, gjë që i bën akoma dhe më të larmishme idetë novatore.

Shtrirja e këtij programi ishte në të gjithë Shqipërinë, si një modul lëndor, pjesë e kurrikulës me zgjedhje të Arsimit të mesëm të lartë, me qëllimin për të injektuar tek të rinjtë parimet dhe aftësitë e sipërmarrjes dhe edukatës financiare. Pas përfundimit të Festivaleve Rajonale në Shkodër dhe Vlorë, u përzgjodhën 95 nxënës, pjesë e 19 kompanive fituese për në fazën finale, ku garuan për nentë çmime.

Tirana Bank, si i vetmi institucion financiar mbështetës tashmë prej tre vitesh, ishte pjesë e jurisë së Festivalit, ku ndau dy çmimet e para.

“Sipërmarrja Sociale” iu akordua kompanisë “Kaleidos” nga znj. Manjola Capo, Drejtuese e Divizionit të Kredisë pranë Tirana Bank. Çmimi i parë për “Shoqëria Sipërmarrëse më e mirë e vitit 2024” iu akordua kompanisë “Eco Empathy” nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, z.Dritan Mustafa.

Kompania fituese e çmimit të parë do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Sipërmarrjes, që zhvillohet në Katania, Itali nga JA Europe.

Një rrugëtim sfidues për të gjithë të rinjtë, të cilët falë ambicies dhe punës së palodhur, po shtrojnë rrugën e tyre drejt suksesit.

Falë mbështetjes së institucioneve më të rëndësishme si MAS, AADF dhe Tirana Bank, ky Festival u realizua me sukses nga Junior Achivement of Albania, duke aftësuar të rinjtë si sipërmarrës, për t’i përgatitur ata për tregun e punës apo sipërmarrjet e tyre në të ardhmen.

M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?