Festivali “Liqenet e Dumresë” mbledh qindra banorë e turistë në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: Promotor i turizmit në qytet

16 Tetor 2018, 16:12| Përditesimi: 16 Tetor 2018, 16:30

  • Share

 

85 liqenet e Dumresë për të tretin vit radhazi janë përfaqësuar në festivalin folklorik të muzikës së lehtë qytetare dhe asaj popullore të organizuar nga Bashkia Belsh.

Në kuadër të festivalit “Liqenet e Dumresë” janë bërë pjesë grupet e folklorit nga Tirana, Elbasani, Gramshi, Korca, Fushë Arrësi, Ulqini dhe Kaçaniku.

Edicioni i tretë i këtij festivali, i kthyer tashmë në traditë përgjatë fundjavës ka mbledhur me qindra banorë të zonës dhe turistë që kanë shijuar muzikën si dhe produktet e zonës me panairet ushqimore.

Në këtë festival janë ndarë dhe çmime për grupet folklorike ku akademia e Tiranës ka marrë çmimin e parë ndërsa më pas janë renditur grupi i Librazhdit dhe Korçës.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse për pjesëmarrësit dhe të ftuarit kyrebashkiaku Arif Tafani ka theksuar se ky aktivitet ka në fokus promovimin e vlerave të traditës dhe turzimit që mbart Belshi dhe zona e Dumresë.

Prej më shumë se dy vitesh qendra e Dumresë i është nënshtruar rikonstruksionit duke e kthyer liqenin në një zonë atraksioni turistik përreth të cilës nuk ka më ndërtime pa leje dhe banime por gjithçka është kthyer në pedonale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?