Kultura

Festivali 'Marie Kraja' shpall fituesit, çmimi i parë shkon në Korenë e Jugut

21 Prill 2019, 22:35| Përditesimi: 21 Prill 2019, 22:38

  • Share

Edicioni i 17-të i festivalit operistik Marie Kraja shpall fituesit.  Festivali “Marie Kraja erdhi me pjesëmarrjen e 15 konkurentëve nga vende të ndryshme të botës si: Itali, Spanjë, Rusi, Ukrainë, Turqi, Kinë, Kore, Shqipëri, Francë dhe Greqi. 

Cmimi i parë shkoi për bass-tenorin nga Korea e Jugut, Dongho Kim, çmimi i dytë për mezzo-sopranon turke Ezgy Karakaya ndërsa çmimi i tretë u nda mes sopranos Nina Muho nga Shqipëria dhe baritonit Faik Mansu nga Turqia.

Ndërkohë fitues i Çmimit "Song prize", dhënë nga Orkestra e TKOB u shpall tenori Kirill Matiev nga Rusia.

Në natën finale të 20-vjetorit të themelimit të Festivalit Ndërkombëtar “Marie Kraja”, të ftuar specialë ishin tenori me famë botërore Murat Karahan dhe virtuozi i violinës me famë ndërkombëtare, Elvin Hoxha.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?