Prespa u shndërrua këtë fundjavë në një skenë shumëngjyrëshe, ku muzika, vallja dhe punimet artizanale bashkuan komunitetin përtej kufijve administrativë. Festivali ndërkufitar “MEET” eshte një festë e vërtetë bashkimi e diversiteti kulturor.
Dhjetëra grupe artistike nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndezën atmosferën me valle popullore dhe këngë tradicionale, ndërsa ekspozitat me produkte artizanale dhe gatime të zonës tërhoqën interesin e qindra vizitorëve.
Sokol Xheka, koreograf nga Qendra e Kulturës Devoll tha se “Prespa ka nevojë për aktivitete të tilla, që të ruajnë e përcjellin traditat tek brezat e rinj".
Organizatorët shprehen optimistë se “MEET” do të shndërrohet në një traditë të përvitshme, duke e kthyer Prespën në një pikëtakim kulturor të rajonit.
Komente
