Kultura

Festivali 'Meet Prespa' bën bashkë artistët më të mirë të folkut në 'zemër' të liqenit

26 Korrik, 16:13| Përditesimi: 26 Korrik, 18:51

  • Share

Prespa u shndërrua këtë fundjavë në një skenë shumëngjyrëshe, ku muzika, vallja dhe punimet artizanale bashkuan komunitetin përtej kufijve administrativë. Festivali ndërkufitar “MEET” eshte një festë e vërtetë bashkimi e diversiteti kulturor.

Dhjetëra grupe artistike nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndezën atmosferën me valle popullore dhe këngë tradicionale, ndërsa ekspozitat me produkte artizanale dhe gatime të zonës tërhoqën interesin e qindra vizitorëve.

Sokol Xheka, koreograf nga Qendra e Kulturës Devoll tha se “Prespa ka nevojë për aktivitete të tilla, që të ruajnë e përcjellin traditat tek brezat e rinj".

Organizatorët shprehen optimistë se “MEET” do të shndërrohet në një traditë të përvitshme, duke e kthyer Prespën në një pikëtakim kulturor të rajonit.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?