Festivali Ndërkombëtar i Filmit të shkurtër “Korça Short Film Fest” në Korçë përfundoi. Rreth 40 filma të ndarë në disa kategori, si dokumentar, fiction, të animuar u prezantuan në ditët që lamë pas në Teatrin “Andon Zako Çajupi” dhe në Pazarin e Vjetër në Korçë.
Juria ndërkombëtare e festivalit e përbërë nga: Toma Waszarow, regjisor, producent nga Bullgaria, Tudor Vintilou, drejtor fotografie, fotograf nga Rumania dhe Anna Oreshkova, asistente regjisore pranë kompanive filmike amerikane “Nu image” dhe “Ufo” vlerësuan me çmime filmat si më poshtë:
1. Filmi më i mirë i shkurtër për studentë u përzgjodh “Besimi” nga Tatiana Fedorvskaya, Rusi.
2. Filmi më i mirë i shkurtër shqiptar u përzgjodh “Lule plastike” nga Ylljet Alicka, (Kinostudio Dardan, Shqipëri.
3. Filmi më i mirë i shkurtër fiction “Si një fëmijë i mirë” nga Arian Vazirdaftari, Iran.
4. Filmi më i mirë i shkurtër dokumentar, “Përpara nga Justin Stoneham, Zvicër.
5. Filmi më i mirë i animuar për “Laymun” nga C.Prowse, H.Quin, Mbretëria e Bashkuar.
Subjekti i filmit të shkurtër shqiptar fitues, “Lulet Plastike”, me skenar edhe regji nga Ylljet Aliçka ka në qendër ndjenjën e vetmisë të një çifti të moshuar nga fshati, të cilët vijnë në Tiranë me entuziazëm në një dasëm. Por kënaqësia e madhe kthehet në vetmi, një ftohtësi nga i gjithë komuniteti qytetar. Krahas kësaj ndjesie vetmie fillon dhe rizbulimi i njëri-tjetrit. Në film luajnë aktorët: Robert Ndrenika, Zana Prifti, Gent Hazizi dhe Elia Zaharia.
Juria shpërndau dhe katër çmime speciale si më poshtë: “Njerëz tokësorë” | Adam Freund | Hungari, “Asnjë”| ElhamTorogji | Iran, “Fitorja e bamirësisë” | Albert Meisl | Austri, “Lavanderi publike” dhe Christina Zachariades | Portugali.
Të gjithë filmat shqiptarë dhe shqipfolës që garuan në garën kombëtare, sipas kategorive të filmave dhe fushave të studimeve, si: filmi artistik më i mirë; filmi dokumentar më i mirë; filmi më i mirë i animuar; regjia më e mirë dhe skenari më i mirë.