Kultura
Top 24

Festivali Ndërkombëtar i Jazz-it/ Grupi belg bën për vete audiencën shqiptare

27 Korrik 2018, 15:54| Përditesimi: 27 Korrik 2018, 16:16

  • Share

Trioja belge Toine Thys  (Tuan Tuis) u prezantua për publikun shqiptar me muzikë të guximshme. Artistët udhëtuan në rrugët e xhazit, improvizimit, duke sjellë si një përrallë zanore muzikën e jashtëzakonshme. Ata përreth një orë sollën muzikë jazz, jo vetëm bazuar në motivet folklorike të Ballkanit, por edhe të Afrikës Perëndimore. Prej dhjetë vitesh artistët belg  janë zhytur në traditën më të mirë të jazz-it. Mbrëmjen e djeshme, muzikanti Toine Thys përveçse me muzikë rrëmbeu vëmendjen e audiencës edhe me humor gjatë performancës. Artistët belg përpara se të nisnin interpretimin e koncertit “revolucionar”, përshëndetën edhe në gjuhën shqipe.

Në përformancën që u luajt nga trioja shqiptare pianisti Gent Rushi, saksofonisti Ermal Rodi dhe bateristi Emiljano Dhimo, publiku pati kënaqësinë që të dëgjonte përpunime, që erdhën si kompozime origjinale të muzikës së njohur shqiptare. Muzikë ballkanike dhe këngë të njohura të folkut tonë erdhën nën influencat bashkëkohore. Larmishmëria e repertorit të dy grupeve që interpretuan mbrëmjen e djeshme, bëri që shkëmbimi kulturor midis vendeve të ndihej lehtas. Por festa vazhdon .

 Sonte në mbrëmje do të interpretojnë për publikun e Tiranës, një duo dhe piano forte, në vijim një trio nga Athina. Ndërsa, nesër mbrëma do të jenë një grup vajzash nga Barcelona që bëjnë flamengo përzier me Jazz. Në vijim do të kemi 24 muzikantë, SA-NI-Ti një koncert që vjen si projekt që mbështet zhvillimin e dialogut në rajon edhe të vendeve të ndryshme.

Besim Petrela, Presidenti i Festivalit

Mbrëmja e fundit e Festivali Ndërkombëtar të Jazz-it në hotel Rogner dhe në Apolloni është në datë 28 korrik. Hyrja është falas!

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?