Festivali Ndërkombëtar i Kukullave në Tiranë, fëmijët: Jemi shumë të lumtur (VIDEO)

5 Maj 2019, 15:37| Përditesimi: 5 Maj 2019, 15:48

  • Share

Fëmijët nuk e ndërrojnë magjinë e kukullave me asgjë gjatë fundjavave. Madje, ata kësaj here kanë sfiduar shiun, edhe të shoqëruar nga prindërit iu bashkuan Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave në Tiranë për të parë shfaqjen e radhës. Kësaj here, artisti nga Brazili bëri për vete me interpretimin e tij, vogëlushët që ishin prezent në shfaqjen “Ishulli i thesarit”. Në rreth një orë fëmijët u argëtuan teksa pirati kërkonte rrugën e duhur për të pasur në duart e tij, thesarin.  

“Jemi shumë të kënaqur për shfaqjet që po shikojmë. U themi të gjithë fëmijëve, që të vijnë sa më shumë në teatër, për të parë shfaqje edhe për të dalë të gëzuar nga dyert e këtij teatri”, thonë fëmijët.

Pas duartrokitjeve për shfaqjen nga Brazili u ngjit në skenë një tjetër trupë teatrore, kësaj here Teatri i Shtëpisë Pulcinella, erdhi tek fëmijët jo vetëm në gjuhën italiane, por edhe në shqip. Teksa artistja italiane e konsideron këtë festival të mrekullueshëm, tregon edhe emocionet, që merr gjatë shfaqjeve nga fëmijët

 “Është hera e parë që marrë pjesë në këtë festival të mrekullueshëm. Për mua është një ndër i madh, që jam këtu. Të punosh me kukulla edhe me figurantë është vërtet emocionuese, sepse mbi të gjitha merr një sienergji shumë të madhe nga publiku ynë, që janë fëmijët. Unë në këtë spektakël kuroj dritat, muzikën edhe fonin. Mendoj se jemi me fat, sepse tradita e kukullave vazhdon.  Edhe pse teknologjia shkon përpara, ne shkojmë përpara me punën tonë, sepse në mes është publiku. Është nder i madh, që jam pjesë e këtij festivali në Tiranë”, shprehet artistja Anna Chiara Castellano Visaggi.

Gjatë këtyre netëve të festivalit do të ngjiten në skenë edhe trupa teatrore nga Tunizia, Anglia, Belgjika, Kosova, Tirana dhe Egjipti etj.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?