Festivali Ndërkombëtar i Kukullave rikthehet me 10 shfaqje në Tiranë

22 Maj 2019, 15:52| Përditesimi: 22 Maj 2019, 16:06

  • Share

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave rikthehet në skenën e Teatrit Metropol në datat 25 maj deri në 1 qershor. Trupa me traditë në këtë zhanër teatror, si Kina, Spanja, Italia, Meksika, Polonia, Izraeli, Anglia do të argëtojnë jo vetëm fëmijët, por të gjitha grupmoshat. Ndërsa, Shqipëria përfaqësohet me dy shfaqjet “Aty ku mali takon hënën” dhe shfaqjen “Të mirësjellshmit”. Drejtoresha Artistike në Teatrin Metropol, Armela Demaj, shpjegon risitë.

 “Teatri Metropol në bashkëpunim me Klau's Film Association organizojnë edicionin e dytë të  Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave në datat 25 Maj - 1 Qershor. Pas suksesit që pati vitin e kaluar, i organizuar në dy ambiente të ndryshme brenda Teatrit Metropol gjithashtu dhe në Sheshin ‘Skënderbej’, kësaj here përfaqësohet nga shtete të ndryshme dhe trupat dinjitoze me traditë në këtë zhanër teatror si Kina, Spanja, Italia, Meksika, Polonia, Izraeli, Anglia. Në këtë festival, Shqipëria do të përfaqësohet nga Teatri Metropol me dy shfaqjet “Aty ku mali takon hënën” dhe shfaqjen “të mirësjellshmit”, shprehet drejtoresha Artistike e Teatrit të Metropolit, Armela Demaj.

Ndërsa, një nga organizatorët e këtij festivali, teksa shpjegon se si është bërë përzgjedhja e veprave, tregon edhe se ato janë shumë të ndryshme si nga përmbajtja ashtu edhe nga teknikat. Prandaj, për regjisorin Klajdi Ymeri ky ballafaqim shërben jo vetëm për publikun, por edhe për artistët.

Disa nga shfaqjet përfaqësuese janë; "Atje ku mali takon hënën” nga Shqipëria, "Tjerrja e bishtit" nga Izraeli; "Kapur mes kukullave" nga Meksika; "Rosaku i shëmtuar" nga Polonia; “Bukuritë e pranverës” nga Kina; “Bravo, Bravissimo!" nga Itali; "Loja e kohës" nga David Zuazola, Spanja; "Pasqyra dhe unë" nga Angli etj. Trupat do të performojnë nga 2 shfaqje, paradite në Teatrin Metropol dhe çdo darkë në Sheshin “Skënderbej”.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?