Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave në Tiranë, Isai: Shkëmbimi kulturor mes teatrove, qëllimi ynë kryesor

27 Mars 2019, 16:45| Përditesimi: 27 Mars 2019, 17:27

  • Share

12 trupa teatrore nga e gjithë bota, Europa edhe nga vende të tjera, do të vijnë në Tiranë për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Kukullave. Nga data 3 deri në datë 9 maj 2019, në paradite në ambientet e Teatrit të Kukullave, edhe në pasdite në sheshin “Skënderbej” fëmijët do të kenë mundësi, që të shijojnë magjinë e kukullave.

 “Më së pari kemi si qëllim shkëmbimin kulturor, për të marrë eksperiencat e botës, se si një teatër kukullash bëhet edhe zhvillohet, por edhe për t’u prezantuar atyre një Shqipëri të bukur. Më pas do të rikthehemi sërisht me Festivalin për Fëmijë, ku çdo këngë që do të paraqitet do të ketë edhe video-klipin e saj. Në 1 qershor do të jetë nata finale”, shprehet Erion Isai, drejtori i Teatrit të Kukullave.  

Repertori i shfaqjeve do të jetë i larmishëm, duke përfshirë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.

 “Shfaqjet e repertorit janë të ndryshme, ka për fëmijë, familjare, për më të rritur, në teknikën e kukullave edhe në teknika të ndryshme, të cilat na ndihmojnë shumë për të fituar jo vetëm eksperiencë, sepse dihet që ne akoma nuk kemi një shkollë të mirëfilltë për teatrin e kukullave, por edhe për të mësuar më shumë”, thotë aktorja Shegushe Bebeti.

Ndërsa, Shqipëria do të prezantohet me tre pjesë teatrore

 “Nuk e kemi vendosur akoma. Por Tirana do të ketë pjesëmarrje të veçantë, sepse do të ketë tre shfaqje, një në fillim, një në zhvillim, edhe një më pas”, përfundon Erion Isai, drejtor i Teatrit të Kukullave.

Buxheti artistik për Teatrin e Kukullave është vetëm 3.5 mln lekë. 75 për qind e buxhetit për shfaqjet është siguruar nga mbështetja e bizneseve privatë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?